Tiranë, Naço në aksionin e OSHEE ‘Nuk do ketë amnisti për abuzuesit!’

546
Sigal

TIRANE – Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka inspektuar sot aksionin e OSHEE dhe Policisë së Shtetit, kundër abuzimeve me energjinë elektrike, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në fjalën e tij Naço vlerësoi impenjmin e deritanishëm të të gjitha strukturave të specializuara të shtetit, ndërsa vlërësoi faktin se ky aksion që ka nisur ditë më parë do të vijojë edhe në vazhdim. Naço theksoi se nuk do të ketë amnisti për të gjihë abuzuesit që do të arrestohen nga ana e policisë.

Ministri i drejtësisë u bëri apel prokurorëve dhe gjykatësve që të respektojnë ligjin dhe të dënojnë abuzuesit ashtu siç është parashikuar në kuadrin ligjor

 “Mesazhi im është i qartë për të gjithë ata që abuzojnë më vjedhjen e energjisë elektrike. Duhet ta kuptojnë që dispozitat ligjore kanë ndryshuar dhe sot vjedhja e energjisë dhe dëmtimi i matësit dënohen deri në tre vjet burgim, apo kur rasti është i përsëritur dhe në bashkëpunim me persona të tjerë shkon deri ne 5 vjet burgim. Dua të them hapur se nuk do të ketë amnisti për asnjë nga vjedhësit e energjisë elektrike. Nëse i referohemi statistikave janë mbi 150 milion euro të vjedhura në vit, që do të thotë se do të kishim më shumë rrugë të asfaltuara, si dhe paga e pensione më të larta. Mesazhi im shkon për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët të cilët duhet të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin, sepse në çdo takim që bëhët edhe këta të fundit kërkojnë paga më të larta dhe duhet ta kuptojnë se vjedhja e energjisë elektrike do t’i lë në gjendjen që janë.” u shpreh Naço

Më tej Naço u bëri thirrje edhe biznesmenëve që vjedhin energjinë elektrike duke u shprehur se ky fakt nuk mund të tolerohet më nga ana e qeverisë. Naço vuri në dukje faktin se aksioni ka nisur fillimisht me biznesmenët për tu shtrirë më pas tek të gjithë abuzuesit e tjerë, qofshin këta edhe debitorë familjarë.

Ndërsa mesazhi i tretë është për të gjithë ata biznesmenë që duan të zhvillojnë një aktivitet në përputhje me ligjin, që sikurse paguajnë me qindra e mijëra lekë apo euro për telefonat e tyre, të mos “harrojnë” të paguajnë energjinë. Sigurisht që do të fillohet nga këta biznesmenë që “harrojnë” të paguajnë energjinë dhe bëjnë paradë me makina luksoze në Tiranë, dhe do të vazhdohet deri tek qytetari më i thjeshtë, që të gjithë ta kuptojnë se energjia elektrike duhet paguar e për rrjedhojë jeta e tyre do të bëhet më e mire”, theksoi Naço

Seferi: Aksioni do të vazhdojë
Ndërkohë, Arben Seferi, Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike garantoi për vazhdimësinë e punës derisa çdo njeri të ndërgjegjësohet se energjia elektrike është një produkt që ka vlerë, dhe nuk mund të merret në mënyrë abuzive.

“Ndihemi të inkurajuar nga prezenca e Ministrit dhe sikurse e keni vënë re përditë, nga bashkëpunimi i Operatorit të Shpërndarjes më Policinë e Shtetit në kemi pasur edhe një mbështetje të vazhdueshme nga i gjithë kabineti qeveritar, siç duket edhe sot nga prezenca e z.Minister. Çdo gjë është e fokusuar tek problem më i madh i ditës që është vjedhja e energjisë elektrike”, u shpreh Seferi – See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/tirane-naco-ne-aksionin-e-oshee—39-nuk-do-kete-amnisti-per-abuzuesit—39–250245.html#sthash.OC90YkWM.dpuf