Në Shqipëri, 11% e popullsisë në administratë, në Gjermani 1.1%

133
Sigal

FMN, BB dhe institucionet e tjera europiane i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që administrata duke llogaritur numrin e popullsisë nuk duhet të kenë më shumë se 70 mijë të punësuar. Gjermania me 91 mln banor ka 1.1% nënpunës shteti, Shqipëria me 2 mln banor ka 220 mijë të punësuar. Gjermania me 357 mijë km2 territor, ka 1 zyrtar për 101 banor, Shqipëria me 28 mijë km2, ka 1 punonjës për 9 banorë

Sipas këshillave të organizmave europiane edhe sugjerimeve të FMN, Shqipëria për numrin e popullsisë s’duhet të ketë më shumë se 85 mijë të punësuar. Milionat  me të cilën paguhet administrata elektorale e votës së rilindjes do mjaftonte që pensionet e asistenca të rriteshin 100%.

Del parashikimi lidhur me dy VKM  nr. 44 e nr. 56, datë 1 shkurt 2023 të qeverisë, për punësimet elektorale para zgjedhjeve të 14 Majit, me kohë të përhershme e provizore 1-vjeçare në administratën qendrore e rajonale. Sipas informacionit nga Ministria e Financave, ditën e premte janë zbatuar plotësisht këto dy vendime qeverie, për punësimet shtesë në administratë, duke bërë emërimet, krijimin e fondit të pagave dhe kalimin në Thesar sipas institucioneve përkatës.

Zbatimi i vendimeve hyri në fuqi më 1 shkurt 2023, ndërsa gjatë dy muajve shkurt- mars, nga degët e PS në rrethe, krye bashkiakët, deputetët e prefektët, u bë përzgjedhja e 3328 të emëruarve, ku bie në sy fakti se të gjithë janë pjesë e “Rilindjes”. Listat me emrat e përzgjedhur, pasi u miratuan nga drejtuesit politikë të 12 qarqeve, iu dorëzuan zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila i çoi në Ministrinë e Financave për miratim buxheti shtesë në fondin e pagave. Me VKM nr. 44, janë shtuar 1125 nëpunës si pjesë e Shërbimit Civil me kontratë pune të përhershme, nga të cilët shumica janë çuar në kryeministri, te ministria dhe institucionet e vartësisë së Ballukut, te ministria e Xhaçkës, Çuçit, Manastirliut, Peleshit, Krifcës, Kumbaros, Kushit, Bilalit, Muzhaqit etj. Ndërsa në zbatim të VKM nr. 56, në administratë janë shtuar edhe 2176 nëpunës me kontratë 1-vjeçare deri më 31 mars 2024, konkretisht: 68 në Kryeministri; 93 te Ministria e Turizmit; 89 te Ministria e Kulturës; 86 te Energji-Infrastruktura; 77 te Ministria e Arsimit; 67 te Ministria e Brendshme; 48 te Ministria e Drejtësisë; 23 te Ministria e Jashtme; 14 te Kryesia e Kuvendit.

Në këtë fushate elektorale, kur qeveria ka shtuar edhe 3328 punonjës administrate: Shqipëria me 2 milionë banorë, 11% i ka nëpunës në administratë; ndërsa Gjermania me 91 milionë banorë ka vetëm 1.1% nëpunës shteti. Shqipëria me 28 mijë km2 territor ka 220 mijë punonjës ose 1 punonjës për 9.2 banorë; ndërsa Gjermania me 357 mijë km2 ka 1 zyrtar për 101 banorë

Kemi informacion nga Ministria e Financave, se brenda datës 10 maj 2023, pra 4 ditë para zgjedhjeve, do shtojë edhe 1000 nëpunës në administratat e institucioneve dhe shërbimeve publike nëpër bashki e prefektura.

Në këtë fushate elektorale, kur qeveria ka shtuar edhe 3328 punonjës administrate, kemi bërë këtë krahasim: Shqipëria me 2 milionë banorë, 11% i ka nëpunës në administratën shtetërore; ndërsa Gjermania me 91 milionë banorë ka vetëm 1.1% nëpunës shteti. Më konkretisht, Shqipëria me 28 mijë km2 territor ka 220 mijë punonjës administrate të çdo kategorie, ose 1 punonjës për 9.2 banorë; ndërsa Gjermania me 357 mijë km2 ka 910 mijë nëpunës shteti, ose 1 zyrtar për 101 banorë. Krahasimi tjetër është ky: ku janë gjermanët e në çfarë derexheje na kanë katandisur shtetarët ne dhe Shqipërinë; madje edhe në kulturën e sjelljes, korrupsionin dhe padrejtësitë nëpër zyra? Pamfleti