SKANDAL me rindërtimin e shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës

718
LSI Durrës ka denoncuar aferat korruptive të ndërtimeve nga Bashkia Durrës, të reflektuara në zbulimin e KLSH të shkeljeve të kuadrit ligjor gjatë vlerësimeve të dëmeve nga tërmeti. Në këtë kuadër është sjellë në vëmendje rasti i gjimnazit ‘Naim Frashëri’ në Durrës, i cili edhe pse rezulton i pacenuar nga ekspertizat, është vendosur të prishet.
Ja postimi i plotë :
Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon se Bashkia e Durrësit dhe Instituti i Ndërtimit shkelën kuadrin ligjor gjatë procesit të vlerësimit të dëmeve.
Sipas audituesve të KLSH-së, Bashkia e Durrësit inicioi kërkesa për akt-ekspertime të thelluara për 11 objektet arsimore, ndonëse ekspertizat paraprake i kishin vlerësuar ato si të pacenuara dhe të banueshme.
Shkolla “Naim Frashëri” ështē një aferë ndërtimi.
Dëmtimet “e padukshme” shembin gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës
Godina e gjimnazit funksionoi normalisht edhe 4 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, deri në Mars 2020, kur Ministria e Arsimit vendosi mbylljen e mësimit normal për shkak të pandemisë Covid-19.
Nga muaji Dhjetor 2019 deri në Mars 2020, shkolla “Naim Frashëri” ka pritur, pa problem, qindra nxënës, si edhe stafin pedagogjik.
Godina është vendosur për prishje edhe pse pa dëmtime ndërkohë që godina të tjera të dëmtuara rëndë nuk marrë asnjë vëmendje apo zgjidhje.
Pjesa më e madhe e banorëve përreth shkollës vazhdojnë të ngrenë dyshimin se godina do të prishet për t’i hapur rrugë ndërtimeve private, pallate ose qendra tregtare.
Pra për një aferë korruptive ndërtimi.
Shkolla “Naim Frashëri” gjendet në një zonë të lakmuar të qytetit të Durrësit dhe biznesi i ndërtimit ka pasur shpesh interes për të investuar aty.
Vendimi për rrëzimin e shkollës “Naim Frashëri” duket se hap rrugën për kullat private, siç mendojnë një pjesë e banorëve, por edhe disa prindër të nxënësve që mësojnë në këtë shkollë.
Tragjedia e 26 nëntorit 2019 në vend që tē ishte një reflektim dhe alarm përgjegjshmërie për qeverinë u përdor si mundësi e artë për abuzim dhe korrupsion.
Më 25 prill të gjithë së bashku ta largojmë këtë qeveri korrupsioni dhe aferash në dëm të banorëve të Durrësit.
Bujar Dhima
Zv/Kryetar i LSI Durrës
Sigal