Skandal/ Kompania e nënkryetarit të Bashkisë, fiton tenderin për ndërtimin e rrugës

404
Sigal

Tenderat abuziv dhe të njëanshëm në Shqipëri nuk kanë fund, saqë skandalet me ta janë kthyer në standart.

Këtë radhë në një skandal të tillë është përfshirë Bashkia e Finiqit, ku nënkryetari i saj Ilia Kalivioti, në konflikt të hapur interesi i ka dhënë një tender kompanisë që ai ka në pronësi me familjarë të tij.

Në mënyrë të kundërligjshme, tenderin për rikonsruksionin e një rruge, sipas denoncimit  ia ka dhënë kompanisë së tij “Kalivioti”.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e rrugës Dermish-Jerme, e cila kishte një fond limit me vlerë 79,916,666.00 Lekë.

Tenderi sipas Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton të jetë hapur me datë 1.04.2021 dhe është mbyllur me datë 10.05.2021.

Ky tender është fituar nga kompania Kalivioti, me vlerë 51,920,560 lekë,  ku pronar është nënkryetari i Bashkisë Finiq.

LEXO EDHE:  “Më shumë vota sesa votues”/ Berisha denoncon skandalin

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania Kalivioti, rezulton se është pronë e familjes së nën kryetarit të Bashkisë Finiq, i cili në vitin, rezuton të ketë shitur 25 % të aksioneve, njërit prej ortakëve, familjarë i tij.

Por, adresa që është lënë për kontakt në QKB është e nënkryetarit të Bashkisë së Finiqit, Ilia Kalivioti, përkatësisht: [email protected]

Për më tepër kjo kompani rezulton te ketë marrë edhe tendera të tjera nga Bashkia e Finiqit, pra nga Bashkia, ku nënkryetar është Ilia Kavaljoti.

Bëhet fjalë të paktën edhe për 6 tendera të tjerë të marrë nga kjo Bashki./CNA.al