Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas motorin, plagosen burrë e grua

221
Sigal

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, ku një automjet me drejtues shtetasin Sh. K., 65 vjeç., ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin B. Ll., 70 vjeç i cili udhëtonte me bashkëshorten shtetasen R. Ll., 68 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.