Zhduket 54-vjeçari në Maliq, pas denoncimit të vëllait, policia e shpall në kërkim

265
Sigal

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një 54-vjeçar të zhdukur në Maliq pas denoncimit të vëllait të tij.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për gjetjen e shtetasit A. M., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ka bërë kallëzim vëllai i tij shtetasi J. M., i cili ka deklaruar se nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e 54-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.