Danimarka heq kufizimet për shqiptarët, ja çfarë duhet për të udhëtuar drejt vendit skandinav

213
Sigal

Një tjetër shtet ka hequr kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike.

TIA, përmes një postimi në “Faceook” shkruan se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë duke pasur një test PCR të kryer brenda 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA, drejt Danimarkës.

Gjithashtu sqarohet se vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë janë Pfizer, Moderna , AstraZeneca dhe Jonhson&Johnson.

Testi nuk është i domosdoshëm për grupmoshat nën 15-vjeç, pasagjerët që kanë vërtetit për rezultat pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit.