Tjetër aksident! Makina përfundon në Lanë, një person i shtrirë në asfalt (FOTO)

350
Sigal

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Një automjet luksoz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Lana.

Në pamjet e siguruara shihet edhe një person i shtrirë në asfalt.

I plagosuri dyshohet se është përplasur nga makina. Sipas burimeve, qytetari që ka mbetur i plagosur i ka prerë rrugën makinës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit