Sistemi “Express Entry”, kualifikim dhe punësim për Emigrim në Kanada

3684
Sistemi bujar i Emigracionit të Kanadasë “Express Entry”, njeh rëndësinë e emigrantëve dhe kontributin e tyre të mundshëm për shoqërinë kanadeze. Duke pasur parasysh këtë, Departamenti i Refugjatëve, Shtetësisë dhe Emigracionit të Kanadasë ofron disa rrugë të ndryshme për të kërkuar hyrjen dhe fitimin e lejes së qëndrimit të përhershëm në Kanada.
Nëse ju jeni një punëtor i kualifikuar, do të thotë që ju keni përvojë pune në një profesion të caktuar, dhe atëherë ju mund të keni të drejtën për të aplikuar sipas Programit Federal të Punonjësve të Kualifikuar (Federal Skilled Worker Program).
Është një program, i cili kërkon që ju të keni të paktën një vit të vazhdueshëm me kohë të plotë (ose ekuivalentin me kohë të pjesshme) përvojë e paguar të punës. Nëse ju e keni këtë përvojë në një nga profesionet e listuara tek Programi Federal i Punonjësve të Kualifikuar në KANADA, atëherë keni të drejtë për të aplikuar. Lista e Profesioneve të Punonjësve të Kualifikuar sipas këtij programi është shtuar. Kjo do të thotë që ju keni shans më të madh për të gjetur profesionin tuaj në këtë listë.
Ky shërbim ofrohet– General Training, brenda 2 viteve të fundit nga momenti që dëshiron të aplikosh (dhe keni arritur rezultatin e kërkuar ; mesatarja e përgjithshme e 4 moduleve si : dëgjim / lexim / shkrim / folur, duhet të jetë të paktën nga 6.0 ose më shumë). Ky provim duhet të jepet në British Council. Regjistrohu ⇒ britishcouncil.al/en/exam/ielts/dates-fees-locations
Të interesuarit për të emigruar në Kanada përmes këtij programi, duhet të plotësojnë disa kritere për t’u kualifikuar si aplikantë.
Kriteret bazë janë:
1. kandidati duhet të: ketë të paktën një vit përvojë pune me pagesë, brenda dhjetë viteve të fundit, në njërin nga profesionet e kategorisë 0, A, B sipas Klasifikimit Kombëtar të Profesioneve (NOC ⇒ http://www.cic.gc.ca/english/immigrate/skilled/noc.asp), si dhe
2. kandidati duhet të: ketë përvojë në njërën nga profesionet e pranuara (shiko listen më poshtë); ose
3. kandidati duhet të: ketë një ofertë punësimi në Kanada; ose
4. kandidati duhet të: jetë student në një program arsimimi në Kanada (apo ta ketë përfunduar një të tillë brenda dymbëdhjetëve muajve të kaluar).
Kriteri i gjuhës:
– kandidati duhet të ketë njohuri të anglishtës në nivelin CLB 7, që është ekuivalent me këto rezultate që kandidati duhet t’i arrijë në IELTS – General Training (anglisht).
1. Aftësi për të folur: minimalisht 6.0
2. Aftësi për të kuptuar: minimalisht 6.0
3. Aftësi për të lexuar: minimalisht 6.0
4. Aftësi për të shkruar: minimalisht 6.0
Kriteri i arsimimit:
– kandidati duhet të ketë diplomë ose certifikatë akademike kanadeze, ose
– diplomë ose certificatë akademike apo të arsimimit nga vendi i vet, e cila duhet verifikuar / akredituar nga një agjenci zyrtare e vlerësimit të kredencialeve të huaja në Kanada. 
Kritere tjera mbi të cilat vlerësohet kandidati janë edhe mosha, mundësia e përshtatjes sa më të lehtë në Kanada, mundësia e punësimit në Kanada, fondet e mjaftueshme për t’u vendosur në Kanada, si dhe e kaluara penale e pastër. Kandidatët e këtij programi emigrimi vlerësohen me pikë në gjashtë kategori kriteresh. Maksimumi i pikëve është 100, kurse kandidati që i arrin të paktën 67 pikë konsiderohet i kualifikuar për të emigruar në Kanada. 
Pikët maksimale të vlerësimit të kandidatit sipas kategorive të kritereve:
– Aftësitë në Anglisht: 28 pikë
– Arsimimi: 25 pikë
– Përvoja: 15 pikë
– Mosha: 12 pikë
– Punësimi i gjetur në Kanada: 10 pikë
– Adaptimi: 10 pikë
Shembull: Një kandidat me përvojë punë 5 vjecare në një profesion të pranuar sipas NOC, me diplomë universiteti, me rezultat të suksesshëm në IELTS, nën moshën 35 vjecare do të fitonte 70 pikë, dhe do të kualifikohej për të aplikuar në këtë program emigrimi të përhershëm.
Emigrimi në Kanada kalon në disa faza, për të cilat personi i interesuar duhet që të jetë i përgatitur, pasi procedurat janë të gjata dhe me pagesë. Faza më e rëndësishme është intervista, në të cilën merret edhe vendimi për kualifikimin apo jo të kërkesës së aplikantit. Intervista zhvillohet në Konsullatën Kanadeze midis një oficeri të emigracionit kanadez dhe aplikantit kryesor. Pas përfundimit me sukses të saj duhet që aplikanti të kryejë një kontroll mjekësor nga një mjek i njohur prej Qeverisë Kanadeze. Ky kontroll duhet të bindë Ambasadën se personi në fjalë dhe anëtarët e familjes së tij nuk paraqesin problem për shëndetin publik kanadez me gjendjen e tyre shëndetësore. Disa Ambasada pas marrjes së rezultatit të analizave mjekësore i kërkojnë aplikantit të transferojë fonde të mjaftueshme monetare në një llogari bankare në Kanada të hapur në emër të tij. Nga ana tjetër, që ambasada të marrë vendimin përfundimtar, pra lëshimin e vizës, duhet që edhe Ministria e Brendshme Kanadeze të japë miratimin e saj pas shqyrtimit që ajo i bën të dhënave personale të aplikantit.
Sigal