Vendimi/2000 kryepleq e kryeplaka të kërcënuar me burg për hashashin dhe zjarret, gati dorëheqja kolektive

505
Përparim HALILI
Janë futur në panik krye-pleqtë dhe krye-plakat në mbarë bashkitë, njësitë administrative dhe lagjet e zonave të banuara, pas arrestimeve që po u bëhen kolegëve të tyre, për shkak se nuk kanë zbuluar dhe nuk kanë raportuar rastet e kultivimit të drogës në territorin që ata administrojnë. Ministria e Brendshme, prej së cilës ata varen si hallka e fundit e strukturës së qeverisjes vendore, vazhdon t’i kërcënoj nga 3 herë në përditë me prangosje, në raste se në zonat, fshatrat dhe lagjet e tyre, do të zbulohen bimë, parcela, sera e thasë me hashash. Deri tani, janë arrestuar e procedura në gjendje të lirë afro 50 kryepleq, por frika e burgosjes i ka mbërthyer të gjithë, aq sa edhe gjethet e fikut u duken gjethe hashashi. Të lidhur me njeri-tjetrin, thuhet se krye-pleqtë kanë vendosur të marrin një vendim kolektiv për t’u dorëhequr nga posti si “kryeplak”, 27% nga të cilët janë krye-plaka, ndërsa 62% e tyre janë të moshës 30-40 vjeç! Sipas një informacioni të ardhur në “Telegraf”, thuhet e kryepleqve për të dhënë dorëheqje ka nisur nga qendrat e banuara të zonave rurale. Thuhet se 50 kryepleq të bashkive dhe njësive administrative të këtij qarku që përfshin edhe rrethin e Pukës, janë mbledhur në një “kuvend burrash” dhe kanë vendosur të dorëhiqen në mënyrë kolektive prej kësaj detyre, që ka pagesë shumë të vogël e telashe shumë të mëdha, që së fundi i është shtruar edhe përgjegjësia për zbulimin, njoftimin dhe denoncimin e zjarreve e të zjarr-vënësve. Kjo nismë është shpërndarë tashmë tek krejt shoqatat e kryepleqve të vendit, duke iu kërkuar atyre, që të bëhen pjesë e vendimit për dorëheqje kolektive, shoqëruar me një akt=padi në gjykatë kundër ministrisë së Brendshme, për presion publik, procedime, gjobitje e ndalime policore anti-ligjore, mbasi sipas ligjit për funksionimin e pushtetit lokal, kryepleqtë nuk kanë detyrë të jenë as policë, as roje pylli dhe as hetues, por vetëm administratorë të çështjeve sociale në komunitet dhe konfirmues të vërtetësisë së prezencës së banorëve, si pjesë administrative e njësisë së banimit! Kryepleqtë po trajtohen si shkaktar dhe autorë e bashkëpunëtorë e fshehës të kultivimit të drogës dhe rënies së zjarreve, kur në çdo rreth e qark ka një ushtri me drejtues, nëpunës e roje të shërbimit pyjor, të sektorit të bujqësisë, të shërbimit mjedisor, policor e po kështu, në çdo bashki ka sektorë pyjesh, bujqësie, mjedisi, tokash, territori e polici bashkiake, por prangat u vihen vetëm kryepleqve! 
Sigal