Me rastin e 82 vjetorit të Kryengritjes së Fierit më 14 Gusht 1935

1768
Bardhyl Hazizaj
Në orët e mbrëmjes u futën në Qytetin e Lushnjës ku forcat kryengritëse u ndeshen me forcat e ushtrisë e xhandarmërisë
Kryengritja e Fierit erdhi si shkak i keqësimit të shtypjes dhe shfrytëzimit që vetë regjimi dhe Administrata e Ahmet Zogut dhe paria e vendit ushtronin ndaj popullit, në përgjithësi dhe ndaj Mallakastrës në veçanti, pasi shfrytëzimi në këtë krahinë kishte arritur deri në palcë. Diskriminimi i popullit bëhej publikisht dhe arriti deri atje sa që xhandari u drejtohej fshatarëve :“ E mor mender popull” dhe kudo që shkonte u tundte kamzhikun, thuprën e pushkës, e shkopin para hundës fshatarëve. Gushëkuqet( siç i quante populli xhandarët e Zogut) u lejohej çdo dhunë ,ofendim e diskreditim dhe ishin bërë të padurueshëm pasi ata shanin, ofendonin, rrihnin e torturonin njerëzit pa shkak. Kryengritja shpërtheu edhe nga keqësimi i tejskajshëm i marrëdhënieve të Zogut dhe regjimit të tij!
Futja e masave represive në problemet shoqërore, shtimi i masave ndëshkuese siç ishte puna angari,puna e detyruar pa pagesë! Në këto kushte e rrethana popullit e mbetet vetëm rruga e konfrontimit me padrejtësitë. “Opozita më 1924 duke pare se Zogu ishte i pasinqertë, intrigant ngarkoi dy oficerë më trima Riza Cerovën dhe Haziz Çamin që ta kërcënonin, dhe të jepte dorëheqjen si Ministër i Brendshëm. Ata e kryen misionin dhe Zogu u largua por si pjelle e rrallë e Makiavelizmit jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan ndoshta edhe Evropë sepse pas karrierës së tij qëndronin të huajt. Ai sa u largua nga qeveria, për të bindur opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm dhe për të vënë në dukje se në Shqipëri vetëm ai vendos rregull,vrau 7 amerikan në pyllin e Mamurrasit,të cilët ishin në një mision studimesh shkencore e sociologjike. Vrasjen Zogu e bëri nëpërmjet Probatinit (Vllamit) me te cilin kish pir gjak dhe më pas këtë vrasës të besës ja kish prezantuar Abaz Kupit të cilit i kishte kërkuar ta vriste Probatinin për të mos pasur dëshmitar! Abazi vrau Probatinin se gjoja e kish prerë në besë por edhe Abazi e nuhati se ç’e priste, se pas tij Zogu do te caktonte një tjetër për ta vrarë. Ngjarjet rrodhën ndryshe që shpëtoi Abazi! Ky ishte shpërblimi i Zogut për Wilsonin e SHBA që mbrojti Shqipërinë më 1913! Zogu si i pashpirt që ishte kërkonte ta sundonte Shqipërinë duke degjeneruar shqiptarët! (Xh.Staravecka “Para gjyqit të Historisë Fq 50”)
Fshatarësia e Mallakastrës e urrente regjimin dhe pushtetin shtypës të Ahmet Zogut. Krahina e Mallakastrës është e pasur në bujqësi, blegtori, frutikulturë, veçanërisht në ullinj dhe me burime nëntokësore. Edhe pse i kishte këto pasuri fshatari mallakastriot varfërohej nga viti në vit nga taksat e larta e të shumta, nga gjobat, ryshfetet, sjelljet e këqija e të padurueshme të nëpunësve, kryeplakut,administratorëve në komuna,e deri tek prefekti, gjykatësi, prokurorët, avokatët të cilët me sjelljet e tyre mbillnin urrejtje në masën e fshatarëve. Me e theksuar kjo urrejtje behej tek fshatari i varfër dhe i mesëm. Taksat bëheshin më të rënda kur kishte prodhim të pakët nga kushtet e këqija të motit, thatësira,dimri i ashpër, apo vitet me prodhim të ulët. Kur vinte koha për vjeljen e taksës taksidari dhe xhandari i merrte fshatarit edhe enët e shtëpisë,”bakërret” siç quheshin në atë kohë ku përfshiheshin tigani, kusitë, gjymat,e jamakjet etj. Zogu për të mbledhur taksat dërgonte taksidar e xhandar, ata që s’kishin me se të paguanin taksat i rrëmbenin edhe enët e bakërta të shtëpisë. Populli me kënge:”Afrohuni e ngrini zërin. Mbani iso ta dëgjojë “Kukudhi”(Zogu): “Ç’do na thotë Hanko zonja,që s’ka as pula as zoga, një samar me katër dhoga. Ta mbajë mbi vete Nikolla ( emir i Xhandarit)!
Kështu si rrjedhojë e kësaj mizerje më 14 Gusht 1935 shpërthen Kryengritja e Fierit. Qeveria e Zogut kishte rënë në gjurmët e kryengritjes. Për çudi, por jo rastësi, në orët e para të mëngjesit vjen në Fier gjeneral Gilardi, Komandant i Gardës, besnik i Zogut,me shoqëruesin e tij dropollit me emrin Goga ,“gjoja” për të vizituar Apolloninë. Kjo rrethanë bëri që krerët e kryengritjes së Fierit të dyshonin se Gilardi kishte ardhur apostafat për të shtypur revoltën. Pas disa replikave me gojë midis Gjeneralit dhe organizatorëve të Kryengritjes Shtabi kryengritës nuk kishte njoftim për ardhjen e Gilardit dhe në këtë situatë ata vepruan me shpejtësi duke vrarë në vend Gilardin dhe shoqëruesin e tij Goga. Shtabi i kryengritjes dha urdhrin për të filluar marshimin me mjetet që kishin kush me këmbë e kush me kalë dhe duke shpartalluar forcat qeveritare në të gjithë gjatësinë e rrugës Fier-Lushnjë. Në orët e mbrëmjes u futën në Qytetin e Lushnjës ku forcat kryengritëse u ndeshën me forcat e ushtrisë e xhandarmërisë të ardhura nga Tirana dhe zhvilluan luftime deri në orën 04.00 të mëngjesit të datës 15 gusht 1935. Në këto kushte shtabi i kryengritjes në Fier tentoi të lidhej me qytetet e tjera, veçanërisht me atë të Beratit. Kur komandanti i shtabit Zenel Hekali mori në telefon Beratin pasi mendonte se Riza Cerova e kishte marrë Beratin , në vënd të Riza Ceroves në telefon i del Prefekti i Beratit. Ja ç’thotë në kujtimet e veta Zenel Hekali:” Kur mora në telefon Beratin për të komunikuar sipas parullës me ndonjë nga krerët e kryengritjes dëgjova zërin e prefektit Qazim Bodinaku i cili më njohu menjëherë nga zëri dhe më tha :”Këtë radhë jo vetëm do ta thyej edhe këmbën tjetër ( Zenel Hekali çalonte në njëren këmbë), por do të presë edhe kokën njëherë e mirë”. Në këto kushte ku mësuam se kryengritja nuk kishte filluar në asnjë qytet tjetër, siç kujton Zeneli u detyruam të japim urdhër për tërheqje duke u kthyer prapë në Fier por vazhdon Zeneli:” Më datën 16 Gusht 1935 zhvilluam luftime të ashpra duke ju rezistuar forcave qeveritare dhe nuk lejuam të depërtonin në Fier. Pamë se presioni po rritej. Qeveria mbreterore dërgoi për shtypjen e kryengritjes 3 batalione, 350-400 xhandare veç agjenturës. Në këto rrethana u detyruam tu japim urdhër kryengritësve të shpërndahen. Disa nga krerët i porositëm të mos dorëzohen por të dalin ilegal, komit, ose të largoheshin jashtë vendit. Unë –vazhdon Zeneli- bashkë me Kol Cekrezin dhe tre të tjerë u tërhoqëm drejt Karavastasë. Për rastësi në bregdet gjetëm një anije italiane që transportonte dru nga Durrësi për në Itali. E paguam dhe me 18 Gusht në mbrëmje zbritem në brigjet italiane në Brindizi ku karabinierja italiane mori masa të menjëhershme e na arrestoi e na burgosi duke mos pranuar kërkesën tonë për strehim politik… pasi ekzistonte një marrëveshje midis Shqipërisë e Italisë……”Disa krerë të tjerë si Jashar Cakrani, NamikCakrani, Bektash Cakrani, Hekuran Maneku ,Jakov Mile, Dano Malo Malkaj(Mecaj) e tjerë ranë në duart e forcave të operacionit zogist së bashku me 2 mijë fshatarë. Hekuran Maneku ishte një ndër patriotët e rrallë në krahinën e Mallakastrës. Me vdekje u dënua Zenel Hekali, Jashar Cakrani, Namik Cakrani, Baktash Cakrani, Dano Malo (Malkaj)Mecaj, Adem Nexhipi, Kovac Caushi, Jonuz Dule, Sapedin Avdiu, Jonuz Rystemi, Doktor Konstandin Kallogjeri, Isuf Hoxha nga Rreresi, Dino Zyka Hekali, Sulo Ismail Klosi, Jakov Naun Milo, Zeqir Tahir Agai i Rrerësit, Beqir Nuredin Agai I Rreresit, Fehmi Zyberi Bocova, Ibrahim Ismaili Bocova, Tafil Kanani Bocova,Selim Maliqi Bocova, Ferid Tahiri, Muhamet Halit Xhafa, Halil Maksuti Margëlliçi, Taqi Bozo, Qamil Sul Gega Ndermenas, Medin Neimi, Sotir Bitri etj. Të cilët me vendim të gjykatës së Mbretit Zog ju kthye vendimi nga dënim me vdekje në dënim me 101 vjet burg. Por varja ose pushkatimi nuk u krye për shkak të presionit ndërkombëtar mbi monarkinë dhe si pasojë e grevave të punëtorëve në Itali e vende të tjera. Kështu Ali Rizai arrestoi mbi 2 mijë vetë, nga këta 900 vetë ju kaluan hetuesisë ku u torturuan tre deri në gjashtë muaj. Nga të dhënat arkivore vetëm nga fshati Cakran ishin 71 vetë, nga Hekali 76 vetë e kështu nga të gjitha fshatrat e Mallakastrës ku të dënuar me listë janë 810 vetë dhe 90 vetë nga Myzeqeja e krahina të tjera. Me 101 vjet u dënuan 46 vetë dhe me 20 vjet e lart u dënuan 150 vet .
Operacionin e shtypjes së kryengritjes e drejtoi Hysni Toska nga Luari (Kush ishte Hysni Toska? Hysni Toska e ka shkruar historinë e tij. :”Ka marrë pjesë në nënshtrimin e Sulit, dhe Dovleti e gradoi Caush- -Shtypi “Republikën e Cakranit” – U gradua Major *-Përkrahu Qeverinë e Sulejman Delvinës, u gradua Nënkolonel i Xhandarmërisë Shqiptare. Për servilizëm e nënshtrim ndaj Zogut në zgjedhjet e 17 majit 1925, zgjidhet deputet i zonës së Beratit. Për besnikëri ndaj Zogut me 1935 merr detyrën e Komandantit te Operacionit se bashku me Ali Riza Topallin shtypi kryengritjen e Fierit- u shpërblye me nderime dhe ju dha grada Kolonel. Ky kolonel i Zogut për 5 orë shtypi kryengritjen e Fierit dhe nuk reagoi fare ndaj bandës së Isa Toskes që shkretonte fshatrat e Mallakastrës dhe Myzeqesë vite të tëra?
Ndërsa gjyqin ushtarak e drejtoi një besnik tjetër i familjes mbretërore Ali Riza Topalli, njeri me duar të lyera me gjakun e popullit dhe kishin miratimin e Mbretit për çdo gjë dhe vendimet e tyre nuk mundet të apeloheshin.
Regjimi i Zogut bëri çmos për ta quajtur këtë kryengritje si:-“Përpjekje e Organizatës së fshehtë, për një puç ushtarak”; Vepër e komunistëve, kur dihet botërisht se grupet komuniste ishin të paorganizuar në Partinë e tyre më 1935; – U quajt Lëvizje , por dihet se me përdorimin e armëve dhe ushtrisë s’quhet lëvizje por quhet Kryengritje-Tentoi ta quajë përpjekje e disa krerëve që nuk duan qeveri shqiptare, edhe kjo dështoi, nuk ja arriti dot qëllimit! Një gjë u duk qartë se me këtë populli vrau frikën, por njëkohësisht u bë edhe ndarja e atyre që bashkëpunonin në fshehtësi me Zogun, ata që punonin hapur dhe të tjerët që u vunë në shërbim të agjenturave të huaja ,dikush u lidh me fashizmin Italian.
Sigal