Parashikimi i motit për sot, pasditja sjell surpriza të papritura

572
Sigal

Kush ka bërë plan për të shkuar sot në plazh mund të shkojë pa merak pasi dita e sotme do të karakterizohet nga një mot me diell. Por pasditja mund të ketë surpriza.

IGJEUM njofon se pasdite vonë në zona të kufizuara të qarqeve, mund të shfaqet ndonjë reshje në formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe, breshër dhe erë të fortë momentale). Por, kjo mundësi është shumë e vogël krahasuar me ditët e kaluara.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 29 °C

në vendet e ulëta: 22 / 31 °C

në vendet malore: 13 / 26 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe gjatë pasdites së sotme për momente të shkurtra deri e fortë në qarqet bregdetare dhe jugore.