Një 24-vjeçare ka rënë në pranga nga efektivët e Policisë.
Ngjarja është bërë me dije përmes një komunikate nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit.
Dyshohet se e reja ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në një banesë.
K., 24 vjeçe ra në pranga dhe do të përballet me akuzën e vjedhjes.
Teksa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë:
-M. K., 24 vjeçe, sepse u kap në flagrancë pasi kishte vjedhur një shumë parsh dhe disa bizhuteri, në një banesë. Shuma e parave dhe bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.