Si të realizoni maskën tuaj

1034
Sigal

Nga Blerina Llalla

Në këto ditë sfiduese për mbarë njerëzimin të gjithë jemi orientuar kah zgjidhjeve ndaj kësaj pandemie e cila çdo ditë po sakrifikon jetë njerëzish. Përveç masës kryesore më të rëndësishme siç është gjendja e karantinës, instrumentët kryesorë mbrojtës janë maska, dorashkat dhe higjiena e theksuar.

Njëkohësisht shumë njerës po shfrytëzojnë kreativitetin e tyre për t’i ardhur sadobak në ndihmë komunitetit, vendit apo mbarë shoqërisë njerëzore. Gjithsecili po përpiqet në mënyrën e tij, edhe në heshtje.

Tashmë rekomandohet zyrtarisht, thuajse botërisht që njerëzit të mulojnë hundët dhe gojët e tyre me maska kur janë në publik për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Sipas çdo udhëzimi mbi situatën, individëve u rekomandohet veshja e maskave të fytyrës në publik ku hapësirat e distancimit social janë të vështira për tu mbajtur si në ushqimore, farmaci apo gjatë shërbimeve të ndryshme.

Tregu njëkohësisht po përballet me sfidën e kërkesave të larta të këtyre produkteve dhe prodhimi ose koha e transportit nuk premtojnë gjithmonë. Prandaj njerëzve përpos markave kirurgjikale apo speciale mund t’u rekomandohen dhe maskat prej cope (tekstil). Kjo do të ndihmonte në përmbushjen e nevojave emergjente personale po aq sa edhe në lehtësimin sadopak te kërkesave të tregut për të bërë të mundur sigurimin e sa më shumë materiali special apo maskash kirurgjikale kaq të nevojshme për mjekët, infermierët dhe të sëmurët që ndodhen në linjën e parë të kësaj sfide.

Në mbarë botën njerëzit kanë filluar të krijojnë maska në kushte shtëpie qoftë për nevoja personale po aq sa edhe për kontribut vullnetar duke ia dhuruar atyre që kanë nevojë. Nisma që vlejnë të çmohen.

Nëse ju do të bënit vetë maskën tuaj, duhet të keni parasysh të përdorni disa lloje copërash të cilat janë më të mira për filtrim dhe cilësore. Konsideroni edhe pambukun.

Mos harroni, ekspertët e shëndëtit publik thonë:- Maskat e bëra prej cope nuk nënkuptojnë mbrojtjen maksimale nga sëmundja, por të pakten ndihmojnë në parandalimin ndaj përhapjes së virusit tek të tjerët.

Prandaj, maskat më të mira do të ishin ato të realizuara nga dy shtresa cope. Për këtë do të duhej që endja e tyre të jetë sa më e ngushtë për të parandaluar depërtimin e dritës apo ajrit të cilat lejojnë grimcat virale të depërtojnë në trupin tonë. Për këtë fakt përjashtohen maskat e thurura me punim dore ku endja eshtë më e gjerë.

Kujdes, kur flasim për pambukun shumëkujt mund ti shkojë mendja tek T-shirt. Mos i konsideroni pasi sipas disa studimeve ato nuk mund të jenë efektive për shkak të emetimit të lageshtirës.

Disa udhëzime të tjera për realizimin e maskave në shtëpi (handmade):

  • Zhgjidhni maska të cilat lidhen pas veshit më tepër se ato që kanë llastik standart. Lidhëset mund të rregullohen që te përshtaten me fytyrën më mirë se sa llastiku standart.
  • Sigurohunitë përdorni maska të thata. Kur maskat lagen dhe kur emetohet lagështia nga vetë frymëmarrja, copa mund të jetë e predispozuar për transmetimin e viruseve.
  • Lani askat rregullisht pas çdo përdorimi, me detergjentë normalë në cikle normale të larjes duke u kujdesur të mos i përzjeni e veshje të tjera. Ose ky proçes mund të realizohet dhe nëpërmjet larjeve me dorë.

Mbulimi i fytyrës është vullnetar dhe këto maska janë pjesërisht efektive por na sigurojbë një barrierë ndaj grimcave virae. Nuk mund të kenë filter si ato specialet por janë me mirë se asgjë. Le të konsiderojme këtu edhe ata që nuk arrijnë të sigurojnë dot këtë material për arsye ekonomike apo mungese në treg.

Prandaj nëse ju vendosni të përdorni maska të bëra në shtëpi, duhet të leni parasysh se këto maska duhet të përdoren si një masë shtesë, jo si një zvogëlues i distancës sociale.

Tanimë mund të vini në punë kreativitetin tuaj, të mendoni copën dhe mund të provoni të realizoni maskën e personalizuar.

  1. Prisni një copë 30.5 cm x 23cm
  2. Hekuroseni
  3. Paloseni në dy pjesë
  4. Prisni katër shirita llastiku secili 18cm
  5. Fiksoni me gjilpëra me kokë anët për qepje duke lënë një hapësirë 5cm në qendër (pa qepur)
  6. Vendosim llastikun ose lidhësen në cdo kënd brenda materialit, fiksojeni, qepeni.
  7. Krijojme 3 palat, kyejme fiskimin dhe qepjen e te gjitha buzeve të maskës.