Kishin luhatje tensioni, pesë persona nga shqiptarët e bllokuar në Kapshticë dërgohen në spitalin e Bilishtit

315
Sigal

Pesë shqiptarët që kishin tri ditë të bllokuar në Kapshticë, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bilishtit.

Sipas informacioneve, ata kanë shfaqur probleme shëndetësore, pasi kishin luhatje tensioni.

Kanë qenë tri gra dhe dy të moshuar u dërguan në spitalin e Bilishtit. Ndërkohë mësohet se personat janë marrë nga familjarët dhe do të qëndrojnë në banesë për 14 ditë.

Kështu është lejuar edhe kalimi i pesë emigrantëve, por pjesa tjetër vijon të qëndrojë e bllokuar.

Emigrantët prej tri ditësh ndodhen të bllokuar në kufi pasi një ndër masat kufizuese për përhapjen e COVID-19 ishte dhe bllokimi i kufijve.