Si po përgjohen 50 mijë numra telefoni nga qeveritë

137
Sigal

 

Programi “Pegasus” iu wshtw shitur rreth 40 shteteve anembanë botës mikrofonin për spiunim në distance

 

Inxhinierët e WhatsApp kuptuan se mbi 1,400 përdorues të WhatsApp u prekën nga ky lloj pwrgjimi

 

Kjo kompani izraelite – sondazhi i kryer nga Forbidden Stories tregon se ka rënë në duart e shteteve të paskrupullta për tu përdorur si një mjet përgjimi që shkel të drejtat e njeriut

Dhjetra shefa shtetesh dhe ish kryeministra me telefon të përgjuar. Vende si Hungaria e Orbanit, apo Meksika që spiunojnë celularët e kundërshtarëve politikë, gazetarëve dhe avokatëve. E gjitha falë një programi përgjimi që intalohet pa djeninë e përdoruesit në celular duke rrëmbyer gjithcka deri tek bisedat në WhatsApp dhe duke shërbyer si mikrofon për spiunim në distancë.

“Pegasusi” një program spiun i dizajnuar nga kompania izraelite NSO, që i shet ekskluzivisht vetyëm shteteve dhe jo privatëve është në gjendje të përthithë të gjithë përmbajtja e një telefoni (mesazhe, email, foto, libri i adresave …) pa asgjë shenjë që tregon se telefoni është hakuar.
Shatatëmbëdhjetë media botërore po i ndjekim ditë pas dite janë bashkuar në një konsorcium të koordinuar nga ekipi i Forbidden Stories, për të konsultuar me mbështetjen e Amnesty International, një listë më mbi 50,000 numra telefoni që dyshohen se janë përgjuar që prej vitit 2016. Ndonëse pretendohet se programi i shitet shteteve për të luftuar krimin dhe terorrizmin me lejen e shtetit të Izraelit shumë abuzime janë venë repërmes keqpërdorimit të tij

Parë nga jashtë, celulari duket krejt normal. Njoftimet ndriçojnë ekranin, ndërsa bisedat grumbullohen në aplikacionet e mesazheve. Telefonatat janë plotësisht të dëgjueshme, lundrimi në internet është i qetë dhe kamera funksionon. Nuk ka asnjë tregues që një program spiun, ultra-i sofistikuar, po futet fshehurazi në telefon për të filluar kontrollin.

Kjo lloj vjedhjeje diskrete është përparësia kryesore e një arme të re dixhitale, të quajtur Pegasus.

Organizatat Forbidden Stories dhe Amnesty International së bashku me një koalicion prej 17 gazetash botërore, konsultuan më shumë se 50,000 numra telefoni të zgjedhur si shënjestra të mundshme të këtij piratimi, në emër të disa shteteve. Midis këtyre shënjestrave, nuk gjenden anëtarët e grupeve terroriste apo të organizatave kriminale, por avokatë, gazetarë, aktivistë, për të mos përmendur krerët e shteteve, diplomatët dhe zyrtarë të lartë të inteligjencës, nga pesëdhjetë vende.

Çfarë ndodh kur futet në telefon?

Pasi të futet në një smartphone, qoftë iPhone apo Android, Pegasus nuk dëgjon vetëm thirrjet e bëra dhe të marra nga telefonat që ky virus infekton. Në epokën e mesazheve të koduara, përgjimi i thjeshtë i bisedave telefonike është me interes relativ. Softueri shkon shumë më larg, duke e lejuar atë të thithë gjithçka në një telefon: foto, email, kontakte, mesazhe me tekst, madje edhe mesazhe të shkëmbyera përmes aplikacioneve të sigurta siç janë Signal ose WhatsApp. Ai gjithashtu ka disa veçori prej James Bond-i, siç është aftësia për të aktivizuar në distancë mikrofonin e telefonit.

 

Kjo kompani izraelite – sondazhi i kryer nga Forbidden Stories tregon se ka rënë në duart e shteteve të paskrupullta për tu përdorur si një mjet përgjimi që shkel të drejtat e njeriut – ka zënë prej disa vjetësh vendin e liderit të industrisë së fshehtë të mbikëqyrjes dixhitale.

Në fillim të viteve 2010, Pegasus fitoi klientin e parë: Meksikën, e cila përgjatë viteve do të ishte një nga blerësit më besnikë të NSO. Secili klient përcaktohet nga një emër i brendshëm i kodit: për Meksikën, do të ishte “Maria”. Në këtë shtet federal,  forcat e sigurisë të së cilit përballen me korrupsion dhe dhunë endemike, shumë agjenci të zbatimit të ligjit ëndërronin të kishin në duar një përgjues të fuqishëm. Disa institucione shtetërore në vend do ta përdorin atë për të luftuar trafikimin e drogës, por edhe për të vendosur nën vëzhgim avokatë, gazetarë dhe kundërshtarë.

Zbulimi i fortë në “The Guardian”

Por investigimi i kryer nga konsorciumi i 17 mediave dhe nga Forbidden Stories demonstron se përdorimi i Pegasus nga shumë klientë të kompanisë ka qenë krejtësisht në keqbesim.

Ka pasur edhe raste flagrante kur kompania është kapur me preshë në duar. Në 2019, inxhinierët e mesazheve WhatsApp, i cili i përket Facebook, zbuluan se një grup hakerash po përdorin në mënyrë aktive një dobësi të sigurisë në version
Android të aplikacionit të i tyre për të infektuar telefonat me një virus përgjues. Pasi vëzhguan sjelljen e hakerave për një muaj, inxhinierët e WhatsApp nuk patën më dyshime: ishte NSO që po manovronte. Mbi 1,400 përdorues të WhatsApp u prekën nga kjo dhe disa qindra prej këtyre numrave u përkasnin gazetarëve, avokatëve, kundërshtarëve ose mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Qeveritë e gjithë botës dëshirojnë të jetë në gjendje të vendosin nën mbikëqyrje smartphon-ët që kanë përmbytur planetin dekadën e fundit. Sigurisht, blerja e Pegasusit ka një kosto, ndonjëherë deri në dhjetëra miliona dollarë në vit, me një çmim të moduluar sipas numrit të vendeve në të cilin mund të aktivizohet programi, si dhe atij të celularëve që mund të përgjohen njëkohësisht.

Skandali /Si i përgjon Orban celularët e kundërshtarëve

Por ky çmim (xhiro e kompanisë në 2017 1 miliardë USD në vit) është gjithashtu tejet i ulët: me Pegasusin, qeveritë mund të kursejnë përmes një çeku të vetëm, vite të tëra zhvillimi teknologjik dhe pagesat marramendëse për specialistët super të paguar të informatikës. Ndonëse pa arritur aftësitë e NSA të SHBA, Pegasus i lejon vendet e vogla, pa aftësi të vërteta kibernetike, për të krijuar një kapacitet të fuqishëm spiunazhi elektronik për disa dhjetëra miliona dollarë në vit. Sipas NSO, mbi 40 vende e kanë hedhur këtë hap. Po sa prej tyre e përdorin atë për të shkalur ligjin duke nëpërkëmbur të drejtat e njeriut në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare?

Burimi Le monde