Përmbytjet në Gjermani/ Shkon në 180 numri i viktimave, 150 të zhdukur

189
Sigal

Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën Gjermaninë perëndimore në 14 dhe 15 korrik ka shkuar në 180, ndërsa rreth 150 persona janë ende të zhdukur, sipas një raporti të ri të publikuar nga autoritetet gjermane.

Në shtetin e Rheinland-Pfalzit, i cili është goditur më shumë nga reshjet e mëdha të shiut, 132 njerëz humbën jetwn dhe 766 janë plagosur, sipas policisë së Koblenz.

149 banorë janë ende të zhdukur në të njëjtin shtet, tha i njëjti burim.

“Sidoqoftë, ne nuk besojmë se numri i vdekjeve përfundimtare do të rritet aq shumë,” tha Roger Leventz, ministri i brendshëm i shtetit, në një konferencë shtypi.

Policia po vazhdon kërkimet e saj me ndihmën e helikopterëve dhe rreth 30 qenve të stërvitur posaçërisht, kryesisht në zonat ku druri është grumbulluar dhe u mor me ujë.

“Nuk e di nëse do të jemi në gjendje t’i gjejmë të gjithë të vdekurit. Ne nuk do të ndalemi”, shtoi Levens.

Në shtetin fqinj të Nordrhein-Westfalen 47 persona vdiqën nga përmbytjet. Policia e Këlnit thotë se po kërkon dy persona të zhdukur. Një burrë u vra gjithashtu nga përmbytjet në Bavari, Gjermaninë Jugore.

Në Belgjikë, 36 persona humbën jetën nga kushtet ekStreme të motit, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 216.

Luksemburgu, Hollanda dhe Austria u goditën gjithashtu nga reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet, por pa viktima dhe të lënduar.