Keni zgjedhur të pushoni në bregdet këto ditë të fundit të gushtit? Ja si do të jenë temperaturat

117
Sigal

Ka dhe nga ata që kanë zgjedhur që pushimet t’i bëjnë këto ditë të fundit të gushtit. Po si do të jenë temperaturat në këtë ditë?

Sinoptikania Lajda Porja në një komunikim për një media pohoi se pavarësisht kthjellimeve dhe shirave lokale, qytetarët mund të bëjnë pushime në zonat bregdetare, duke shtuar se reshje shiu do të ketë deri më 28 gusht.

“Një lajm i mirë dhe mesatarisht i mirë për atë që janë me pushime. Paraditja do të ketë diell. Deri në 28 do të ketë vranësira dhe reshje shiu, duke sjellë reshje shiu në veriperëndim. Që nga e hëna deri të shtunën, do të jenë me reshje shiu në gjithë vendin. Më pas në zonat jugore.

Në bregdet do të jenë shira kalimtare. Problematike ngelet era.

Do të ketë momente që do të shkojë deri në 60km/ore që do të sjellë dallgë të mëdha.

Do të thoja që nuk është situatë e pafavorshme për ata që pushojnë. Termometri është deri në 30 gradë. Fundjava do të jetë deri në 33 gradë.”, tha Porja.