Shqiptari arrestohet në pyll, ja çfarë gjeti policia në duart e tij

538
Sigal

Një shtetas shqiptar banues në Torino ka përfunduar në pranga.

Bëhet fjalë për shtetasin më iniciale M.N., 44 vjeç. Në momentin e arrestimin ai kishte xhevahiret e vjedhura në xhep.

Ajo që e tradhtoi ishte drita e një elektriku, që u pikas nga ana e forcat policisë që ndërhynë në Pralungo për një seri vjedhjesh.

Ndërsa një patrullë po vëzhgonte rrugët, disa policë e ndoqën atë në pyll dhe e kapën.

Aksioni i policisë

Thirrja e parë për një seri vjedhjesh, të gjitha në të njëjtën zonë të Pralungo, mbërriti në qendrën e operacionit në orën 20:00 të së shtunës, e ndjekur menjëherë nga dy të tjerë.

Prandaj, më shumë forca policie u vunë në lëvizje me qëllim kapjen e hajdutit. Çelësat e një makine u gjetën tek personi i arrestuar.

Sipas mediave italiane, mjeti tip Fiat ishte parkuar në Tollegno dhe ishte në pronësi të djalit të tij. Hetimet janë ende në vazhdim për të gjetur gjurmët e bashkëpunëtorëve.

Mallrat e vjedhura tani do të inventarizohen dhe do t’i kthehen pronarëve të tyre të ligjshëm sa më shpejt të jetë e mundur. Arrestimi u vlerësua si i ligjshëm dhe burri u transferua në arrest shtëpiak.