Merkatoja e dështuar, presidenti Bartomeu sherr me Abidalin dhe Planesin

643
Sigal

Dështimi në merkaton e janarit për të sjellë një sulmues si zëvendësues për Luis Suarezin mund t’i kushtojë shtrenjtë drejtorit sportiv të Barcelonës, Erik Abidal.

Presidenti Bartomeu ka ngelur i zhgënjyer me mënyrën se si operuan drejtuesit e tij në këtë merkato dhe ka kërkuar llogari tek Abidal dhe Ramon Planes. Barcelona ka rrezikuar shumë me këtë vendim, sepse sezoni është i gjatë dhe Suarez do të mungojë 4 muaj.

Një dëmtim i Grizmanit apo Mesit e kalon automatikisht në alarm ekipin katalanas, i cili me trajnerin Setien kërkon që të rikthehet të luftojë për Ligën e Kampionëve dhe të marrë sërish kreun e klasifikimit në kampionatin spanjoll. Bartomeu ka biseduar me tone të ashpra me drejtuesit e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që njëri prej tyre të rrezikojë shkarkimin.