‘Dyluftim i ashpër’, dëmtohet sulmuesi i Kombëtares

66
Sigal

Ernest Muçi mbeti i dëmtuar  mesjavën që lame pas në sfidën që Legia luajti me Leicester në Ligën e Europës.

Muçi luajti për 90 minuta në këtë takim, por në fundin e ndeshjes gjatë një dyluftimi për top u dëmtua, duke lënë Legian me 10 lojtarë, pasi polakët kishin kryer të gjitha zëvendësimet.

Në fillim u mendua më e keqja sa i përkiste shkallës së dëmtimit, dhe ashtu ka rezultuar. Legia ka dalë me një komunikatë zyrtare duke folur për dëmtimin e sulmuesi shqiptar. Klubi polak shkruan se Muçi ka ndrydhur këmbën, dhe do të rikthehet pas disa javësh.

‘’I dëmtuar ka mbetur edhe Ernest Muçi. Lojtari ka ndrydhur kyçin e këmbës në fund të ndeshjes me Leicester në Ligën e Europës. Futbollisti do t’i rikthehet në stërvitje pas disa javësh’’, shkruan Legia në komunikatë.

Kështu, sulmuesi shqiptar mbyll vitin me një dëmtim në momentin më të mirë të tijin, ku kishte fituar një formë optimale.