Shpëtim Zinxhiria: 1000 shqiptarë më shumë në burgjet greke 2016-2019

474
Sigal

(Nga 1650 shqiptar të dënuar në 2017, shkon 2600 në 2019 )

Shpëtim Zinxhiria per “Telegraf”

Një rritje e frikshme në burgjet e ketij vendi në këto tre vitet e fundit me 1000 të burgosur shqiptar më shumë. Më shqetësuese është se jo pak herë kemi kërkuar nga shteti shqiptar për të parë nga afër këtë fenomen.

Në Greqi jetojnë 480,000 shqiptarë të ligjshëm, duke iu referuar regjistrimit të popullsisë të mbajtur në vitin 2011 në vend. Regjistrimi tregoi se në Greqi ka një total prej 911,929 emigrantë, ku shqiptarët zënë 52.7% Por…

Për vitin 2000 vuanin denimin 1909 shqiptar ( Ta Nea 7/11/200)

Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2012 nga 12,479 të burgosur, 65%, ose 7,900, ishin të huaj, nga të cilët 4,000 janë emigrantë të paligjshëm që janë në burg kryesisht për hyrje të paligjshme dhe qëndrim në vend.

Në mesin e të denuarve të huaj janë shqiptarët (2,224), pakistanezët (407), palestinezët (401), irakianët (398), rumunët (397),  bullgarët (362), Turqit (336), afganët (316), gjeorgjianët (285) dhe iranianët (70).

Në burgjet e Greqisë për vitin 2000 ndodheshin 1,909 shqiptarë.

Në vitin 2013 nga 8000 mijë të burgosur në të gjihë vendin 2,500 ishin shqiptar, pra 32% të burgosurve.(News.gr  18/04/2013)

Të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë për numrin e të arrestuarve tregojnë se nga 1 nëntori 2014, ata ishin 11.988, në të gjitha qendrat e paraburgimit. Përqindja e të burgosurve të huaj arrin 63%. ( The Toc 19/11/2014)  ku 2,850 ishin shqiptar, 350 më shumë se 2013 dhe 841 më shumë se i vitit 2000

Që nga shtatori 2016, në burgje kishte 9.467 të burgosur, nga të cilët 4,246 ishin grekë dhe 5,221 ishin të huaj. ( Ta Nea 26/01/2017)

Konkretisht, në 1/2/2017 numri i të burgosurve arriti në 9.483, ndërsa numri i të huajve është 5,118 (54%). Në vitn 2017 , ku 1,650 ishin shqiptar.( EPOHI 26/O6/ 2017)

Sot 28 burgjet greke mbahen më shumë se 10400 të denuar, mes tyre rreth 2600 shqiptarë, ndersa nje numer ende i paqartë janë emigrantët e paligjshëm (jo azilantë), të gjetur pa leje qëndrimi, por që nuk kanë kryer vepra penale, të cilët mbahen në burgje dhe ambiente paraburgimi.

Në mbyllje theksoj se shqiptarët përbëjnë 4% të popullsisë dhe pothuajse në të njëjtën kohë përbëjnë 23% të të burgosurve, ndërsa grekët përbëjnë rreth 93% të popullsisë dhe përbëjnë 40% të popullsisë së burgjeve. Nga këto shifra fatkeqësisht mësojmë se numri i grekëve në popullsi është 22 herë më e madhe se ajo, por vetëm dy herë më e madhe të dënuarve në burg. Që të lë të nënkuptosh që shqiptarët kryejnë rreth 10 herë më shumë krime se grekët në Greqi.