Bilanc i frikshëm në Itali/ Shënohen 475 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

424
Sigal

Shteti mw i goditur nga koronavirusi, vazhdon tw mbetet Italia.

Gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave është 475, më i madhi që nga nisja e epidemisë më 20 shkurt.

Të dhënat janë publikuar nga kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli. Numri i viktimave në total në Itali është 2978. Ndërsa numri i të infektuarve me koronavirus është 35 713.

Numri i të shëruarve që nga nisja e epidemisë është 4025. Pacientë të shtruar në spitale janë 14 363. Në terapi intensive janë 2577.

Lombardia është rajoni më i goditur i Italisë. Rreth 17 mijë janë të prekurit nga virusi dhe numri i viktimave  në këtë rajon është rreth 1959. Spitalet janë në maksimum dhe autoritet thonë se nuk ka më vende për terapi intensive.

Drejtuesit lokalë u kanë bërë thirrje prej javësh qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, por jo të gjithë janë bindur. Policia e Shtetit në Lombardi kërkoi nga kompanitë telefonike të monitoronte lëvizjet e banorëve të Lombardisë.

Nga monitorimi del se më shumë se 40% e banorëve kanë dalë nga shtëpitë për një distancë më të madhe se 300 metra. Attilio Fontana, President i Lombardisë tha sot në një konferencë për mediat, se lëvizjet e banorëve dhe mos bindja për izolim ka sjellë që kjo zonë të jetë me numrin më të madh të të infektuarave. Ai tha se lëvizjet nga banesa tregojnë dhe mos uljen e numrit të të prekurve.

“Miq unë po e them me tonë të butë, por e shoh që më vonë duhet të ndryshojmë edhe mënyrat dhe ti bëjmë më të forta. Nuk po ju kërkojmë sakrificë të madhe, po u themi rrini në shtëpi. Rrini në shpi për të shpëtuar jetë dhe veten tuaj”, tha Fontana.

Ai deklaroi se nëse numri i të prekurve rritet me nga 1 deri në 2 mijë në çdo ditë, shumë shpejt emergjenca nuk mund tu përgjigjen të gjitha thirrjeve për të trajtuar të sëmurët.