Qytetarët në radhë për t’u aprovuar lëvizja me makina private

502
Sigal

Qytetarë që punojnë në kompani private apo edhe ata që duan të lëvizin me makinat personale për shkak se puna nuk u ka vënë mjet transporti, presin në radhë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të akreditohen.

Ata shprehen se që prej datës 13 Mars kanë kërkuar leje në polici për të marrë aprovimin, e të lëvizin në vendet e tyre të punës, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Duke mbajtur distancën nga njëri-tjetri, jashtë kamerave shprehen se kërkojnë të marrin informacion edhe më të detajuar, pasi janë të pa qartë nëse miratimi i kërkesës së tyre ka të bëjë vetëm me oraret e lejuara nga policia, apo edhe nëse do u duhet të shoqërojnë në spital ndonjë prej të afërmve të tyre.

Për këtë kategori, burime zyrtare të policisë konfirmuan , se pacienti duhet të ketë me vete kartën e shëndetit të specifikuar me sëmundjen që vuan.

Gjatë një javë, policia ka ndëshkuar mbi 1550 shoferë në të gjithë vendin që qarkullonin pa autorizim, 17 drejtues janë arrestuar, disa prej të cilëve të dehur.

Ndërsa në mbi 25 mijë kërkesa të bëra në polici për t’iu aprovuar leja për të qarkulluar me mjetet e tyre private, uniformat blu kanë aprovuar 17500 prej tyre.

Tabelë

1550 shoferë të ndëshkuar

17 shoferë të arrestuar

2000 telefonata të bëra në polici

25000 kërkesa nga shoferët

17500 aprovime nga policia./abcnews.al