Evdal Nuri: 5-Maji “Dita e Dëshmorëve”

238
Sigal

Vrionasit, patriotë të persekutuar e dëshmorë të harruar!

1-Vrionasit kanë bërë histori. S’i deputet, ministra, kryeministra, firmëtarë të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Në lidhjen e Prizrenit Mehmet Ali Pashë Vrioni u zgjodh N/Kryetar i saj. Omer Pashë Vrioni, komandant i lartë në periudhën e Perandorisë Osmane. U dallua në betejën e Egjyptit kundër Napoleonit. Nyzhet Vrioni, anëtar i Shoqatës ‘Bashkimi’ dhe delegat në Kongresin e Triestes 1913. Ai do të merrte pjesë gjithashtu si delegat në Kongresin e Manastirit më 1908. Më vonë Iliaz Vrioni dhe Sami Bej Vrioni ishin ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Sami Vrioni dhe Qemal Vrioni, tentuan të gjenin shpëtim në Kongresin e Durrësit, në dhjetor të vitit 1918, duke u bërë delegatë përfaqësues të Berati. Në vitin 1920, Iliaz Vrioni, ish-kryetar i Shoqatës ‘Bashkimi’, udhëhoqi delegatët e Beratit për në Kongresin e Lushnjës. Iljaz Bej Vrioni, tri herë Kryeministër, dhe pesë herë ministër i Jashtëm. Djali, Jusuf Vrioni përkthyes i shkëlqyer i frëngjishtes. Ismail Kadare e ka quajtur fisniku i dijes.

2- Vrionasit dëshmorë e pjesëmarrës në luftën NÇ

Hamdi Vrioni: Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste ngjalli një revoltë të patreguar tek Hamdiu. Në vitin 1942 u pranua në rradhët e Rinisë Komuniste ku u tregua mjaft aktiv. Aktivitetin e tij revolucionar e zgjeroi në shkollën” Normale të Elbasani. Atje ra në sy të fashistëve ndaj dhe përjashtohet nga shkolla. Më 1 Maj të vitit 1943 Hamdiu bashkë me 100 studentë të Normales të Elbasanit lanë shkollën, mbasi e quanin më të rëndësishëm çlirimin e Atdheut e dolën partizanë. Ai u inkuadrua në Batalionin Dumrea. Që në ditët e para të jetës partizane merr pjesë në djegien e gazermave të ushtrisë fashiste në Papër. Ka qënë pjesëmarrës aktiv në shumë beteja që zhvilloi batalioni “Dumrea”. Kudo shquhej për trimëri e vetmohim. Për këtë shtabi i batalionit e zgjodhi si partizan të dalluar që në formimin e Brigatës së Parë Sulmuese në Vidhkuq të Korçës, 15 gusht 1943. Në rradhët e bataljonit të 4-t u zgjodh përgjegjës i rinisë së kompanisë së dytë. Hamdiu mori pjesë në të gjitha luftimet, që ajo zhvilloi që nga Vithkuqi në Bellovodë, Pogradec, Krrabë, Dumre, Mallakastër. Ai çfaqi një trimëri të pashoqe në betejën që zhvilloi Brigata e Parë Sulmuese në nëntor të vitit 1943 në Patos, duke dhënë jetën si trim.

Tjetër dëshmor Vrionas. Rahuf Vrioni  dëshmor, pas shumë betejash dha jetën në zonën e Skraparit. Të vjen keq, por dhe sot varri s’i dihet!

Nesim (Neka) Vrioni. Anëtar i njësitit gueril në Kuçovë. Në qendër të Kuçovës ekzekutoi një nga spiunët italianë.

Shehafedin Vrioni. Nxënës në shkollën normale të Elbasanit. Në 1 Maj të 43 la shkollën e me 100 nxënës doli malit partizanë .

3-Persekutimi i Vrionasve. Me ardhjen në pushtet të regjimit diktatorial, pas Luftës së Dytë Botërore, Vrionët u stigmatizuan nga ideologët e luftës së klasave, si simbole të tradhëtisë ndaj kombit dhe si armiq të klasës. Diktatura i shpronësoi dhe shtetëzoi të gjitha pronat e Vrionëve dhe shkatërroi gjithçka nga trashëgimia e tyre kulturore, duke përfshirë këtu edhe Sarajet historike të Beratit, në vitin 1947. Ka mbijetuar vetëm pavioni ku u zhvillua Konferenca e Beratit, në maj të vitit 1944. Terrori i diktaturës ekzekutoi me pushkatim, burgosi dhe internoi në kampe përqëndrimi e kampe pune të gjithë anëtarët e kësaj familjeje. Te vdekurit në luftë u harruan, të gjallët u burgosën, u persekutuan vetëm se kishin mbiemrin Vrioni. Ky ishte fundi i trishtë i kësaj familje patriote, atdhedashëse, që s’kurseu asgjë për Atdheun që e donte aq shumë. Ja disa shëmbuj:

Në 1946, eshtrat e Iliaz Vrionit (tri mandate kryeministër dhe pesë mandate ministër i Jashtëm, nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë,), që ishin ballcamosur u zhvarrosën dhe me karrocën e plehrave u hodhën në lumin Osum në Berat. Më 1947 Sami Vrioni nënshkruesi tjetër i Deklaratës së Pavarësisë, vdiq nën tortura. Qemal Vrioni u ekzekutua më 1950ndërsa Izedin Vrioni më 1947. Kahreman Pashë Vrioni vdes në rrethana të panjohura më 1955. Nermin Vrioni vdiq në gjendje demence, e pastrehë. Irfan Vrioni dënohet me burgim të përjetshëm, vdes në burg. Enver Vrioni pesë vjet burg. Jusuf Vrioni, djali i Iljaz Vrionit, përkthyes i shkëlqyer i frëngjishtes. Shkrimtar, diplomat që shkriu aftësitë për të bërë Shqipërinë të njohur në Botë u dënua nga regjimi komunist me 13 vite burg. Ismail Kadare ka theksuar, se përkthimi i veprave të mia ishte vepër e tij. Ka përkthyer vepra të Enver Hoxhës. Hasan Vrioni, ishte Kryetar i KNAÇL-së për fshatrat Suk-Strum. Fillimisht pesë vjet burg e më vonë dhjetë. Ali Vrioni, partizan, u internua në Libofshë,.

4- S’mund të ndryshojë asgjë! Ishte viti 1987 ku Partia filloi të hapesh. Komunistët japin llogari para masave. Po bëheshin mbledhje të hapta partie me pjesëmarrjen e atyreve paparti. Këto më dhanë guximin të shtroja një shqetësim që më kishte munduar gjithë jetën. Gjeta rastin dhe ia parashtrova një kolegu e drejtuesit të formave të edukimit e njëkohesisht komunist i orëve të para (emrin s’po ia përmënd se s’jeton më). Si ti dhe unë kemi mbaruar për shkenca shoqërore. Po m’u përgjigj’!-Në materializmin historik theksohet – “Historinë e bëjnë masat e gjëra e jo individët sado të shquar të jenë.” Për të qënë brënda, (se s’njihem për trimëri) shtova se dhe Sh. Enver ka thënë: “Jeni ju, pa jemi ne” . Kuptohet; sqarova se dhe individët e veçantë, pozitiv e shpejtojnë historinë të eci përpara, kurse ata negativ e frenojnë. Pastaj vazhdova: L.uftën A. F. N. ÇL e bëri populli  ynë  heroik. Berati dha 320 dëshmorë. Për çlirimin e vëndit dhanë jetën 28 mijë dëshmorë. Po të më pyetësh jam në gjendje të them 10-ra emra heronjsh, që i kemi dëgjuar e lexuar qindra artikuj për ta. Shumë mirë bëjnë se e merritojnë! Por të kuptohemi: lufta nuk u bë nga disa, por nga qindra –mijra partizanë. Disa u vranë me një heroizëm të pashoq dhe u bënë heronj! Disa të tjerë u shpallën dëshmorë. Si heronjtë dhe dëshmorët dhanë jetën për çlirimin e vendit. Heronjtë pa dëshmorët s’do ta kishin çliruar Atdheun. Dëshmorët pa heronjtë do ta kishin çliruar Shqipërinë. Shumë dëshmorë mund të kujtohen më tepër, fjala vjen në një mledhje solemne, apo miting për çlirimin e qytetit. Këtu krahas emrave të heronjve të përmënden edhe10 –të dëshmorë.

Vitin tjetër 10 dëshmorë të tjerë e kështu me rradhë. Ndërsa heronjtë kujtohen 100 herë, dëshmori të kujtohej të paktën një herë. Kjo pak a shumë ishte vërejtja ime. Sado të gëzoheshin prindërit, motrat, vëllezërit, të afërmit kur të dëgjonin emrin e birit të tyre në këtë aktivitet. Në fund të fundit dhe këta derdhën gjak, këta s’janë pak por mijra. Ja thashë këto se shpesh kisha dëgjuar vërejtje të tilla.”Merita” ime ishte se gjeta kohën e rastin për t’ia paraqitur këtë shqetësim masiv një kolegu e kuadri të vjetër partie. Më dëgjoj e m’u duk se u bind, por më tepër ngeli ngushtë. S’më dha përgjigje, por më vonë më tha;”Ç’të duhen këto punë o Evdal,”? Mbylla gojën e s’më zuri gjumi me ditë nga “frika” se mos e pësoja, por nuk më ndodhte gjë. Duket që kjo punë u la me kaq! Ishte tjetër kohë atëhere! Jo me një mendim apo vërejtje, por dhe me një fjalë mund ta pësoje keq! Nuk u ndjeva më!