U ekstradua sot nga Amerika, çfarë shkruante FBI-ja për 34-vjeçarin me tre emra që grabiste banka

530
Sigal

Mesditën e sotme është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ishte shpallur në kërkim nga vendi ynë për veprën penale vjedhje me pasojë vdekjen, Arlind Hyseni.

Ky person fshihej në SHBA, aty ku edhe vijonte aktivitetin kriminal duke grabitur banka.

Arlind Hyseni, alias Shpend Mazari, në Amerikë mbante edhe emrin Luie Belushi, 34 vjeç, lindur në Pukë.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim numër 641, datë 02.06.2005 e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në vitin 2004, më 12 korrik, rreth orës 03:00 të mëngjesit në vendin e quajtur rruga “Besa”, Tiranë, Arlind Hyseni në bashkëpunim me shtetasin F. M. ka tentuar të kryejë vjedhje me armë në banesën e M. S. Pas rezistencës së bërë nga banorët, autorët kanë shtënë me armë zjarri, duke vrarë shtetasin G. S. dhe plagosur rëndë shtetasit M. S. dhe H. S.

Pas këtij krimi ai u arratis në Amerikë.

Por populli shqiptar thotë që “vesi del me shpirtin”, dhe Hyseni vijon edhe aty aktivitetin kriminal.

Ai në vitin 2013 në SHBA u dënua me 9 vite burg pasi është shpallur fajtor për grabitjen e gati 500 mijë dollarëve në 2 bankave më 2011.

Por çfarë shkruan FBI në vitin 2013 për dënimin e Hysenit.

Shkrimi

Shqiptari dënohet me nëntë vjet burg për grabitjen e dy bankave në Amerikë

Një shtetas shqiptar që jetonte në Clifton, New Jersey u dënua sot me 108 muaj burg për vjedhjen e dy degëve të TD Bank në fund të 2011.

Arlind Hyseni, 31 vjeç, i njohur edhe si “Shpend Mazari” dhe “Luie Belushi”, u shpall fajtor për grabitje bankare.

Njëra nga grabitjet ndodhi më 2 nëntor 2011, në Clifton në Passaic County, New Jersey, dhe tjetra më 30 dhjetor 2011, në Wallington në Bergen County, New Jersey.