Shpërthim me tritol në Krujë, lënda plasëse vendoset mbi çatinë e një shtëpie

119
Sigal

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në lagjen “Borati”, Krujë.

Lënda plasëse është hedhur mbi çati, ndërsa si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak-Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.