Shpërthim gazi në minierë, dalin të gjithë minatorët e bllokuar. Njëri në gjendje të rëndë

278
Sigal

Një shpërthim gazi u regjistrua në një minierë në Martanesh, e cila solli shembje në një galeri. Sipas informacione të fundit, thuhet se tre minatorë mbetën të asfiksuar, ku njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Tiranës me helikopter.

Të gjithë minatorët e bllokuar tashmë janë jashtë saj. Në momentin e shpërthimit të gazit kanë qenë duke punuar në minierë rreth 20 minatorë. Policia e Dibrës gjithashtu ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje ngjarjen e mesditës së sotme në një minierë kromi në Martanesh.

“Më datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh.E, rreth 50-vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është asfiksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A.J, dhe M.H, të cilët janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore. Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.