Sigal

Njëra  nga kompanitë pionere te mediave dhe shtypit shqiptar është përfshirë në një reformim të plotë sipas standardeve bashkëkohore të gatshme për të përballuar dhe sfiduar tregun e ardhshëm në vend dhe atë të Bashkimit Europian.

Duke pasur popullaritetin dhe audiencën më të madhe sot në Shqipëri, si dhe një vizionar që dëgjon dhe vlerëson ekspertët e fushës së medias dhe shtypit, sikurse është Presidenti, Irfan Hysenbelliu, kjo kompani pa dyshim me lëvizjet ë fundit vazhdon të ngjisë majat më të larta të profesionalizmit, paanësisë dhe saktësisë së lajmit të parë.

Robert Rakipllari nga kryeredaktor i gazetës “Panorama” është emëruar drejtor i grupit të medias ku futen “News 24” dhe “Balkanweb”. Andi Tela ka kaluar drejtor i krejt grupit të medias që zotëron zoti Irfan Hysenbelliu.

Mësohet se grupi është në rinovim të disa strukturave të tjera, por që për momentin Hysenbelliu nuk i bën të njohura.