Shoqata Shqiptare e Bankave heq komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës

297
Sigal

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), bën me dije se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri kanë vendosur të bëjnë zero komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës dhe/ose përfituesve – qytetarë/individë dhe institucione shtetërore – të shtetit të Ukrainës.

Kjo masë do të lehtësojë të gjithë ata që do të duan të kontribuojnë me ndihma dhe donacione për institucionet shtetërore, organizata të tjera jo fitimprurëse dhe qytetarë apo grupe qytetarësh në nevojë për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga veprimet luftarake të Rusisë në Ukrainë.

Industria bankare, duke ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatës në Ukrainë, duke analizuar me kujdes efektet e mundshme që ky konflikt të ketë në ekonominë shqiptare, drejtpërdrejt apo nëpërmjet tregjeve të tjera, mbetet në solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës në të drejtën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial.