Shoqata e të përndjekurve në Durrës mbështet kandidatin për kryetar bashkie, Ardian Muka

343
Sigal

Shoqata e të përndjekurve politikë në Durrës mbështet kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Ardian Muka. 

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, Dega Durrës, thotë Muka, anëtar kryesie i shoqatës, ka dalë kandidat nga primaret e PD dhe si i tillë do të ketë mbështetjen e tyre.

Deklarata
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, Dega Durrës, ka ndjekur me vëmendje procesin e kandidimit në zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë Durrës. 

Në kushtet kur një nga anëtarët e shoqatës sonë, anëtar i kryesisë së shoqatës dega Durrës dhe njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Shoqatës, zoti Ardian Muka është kandidati i dalë nëpërmjet primareve nga Komisioni i Rithemelimit, ne mbështesim këtë kandidaturë duke i ftuar të gjithë anëtarët e shoqatës sonë, të gjithë të përndjekurit politik ta mbështesin kandidaturën e ta votojnë zotin Ardian Muka, në zgjedhjet e datës 6 mars.