MSC. Anila Kalleshi: Dieta me kivi

2219
Dieta me kivi premton të humbasësh peshë në vetëm një javë duke konsumuar rregullisht këtë frutë bashkë me ushqimet e tjera. Kivi ka veti pasuruese me përmbajtjen e lartë të vitaminës C dhe për fibrat që e bëjnë një ilaç natyral i cili rekomandohet shpesh në rastet e kapsllëkut.

SI FUNKSIONON DIETA E KIVIT 
Shfrytëzojmë potencialet diuretike dhe detoksifikuese të këtij fruti, i cili ndër të tjera është dhe antioksidant, ka dhe përmbajtje të ulët kalorifike. Mund t’u rekomandohet njerëzve që duan të humbasin pak kile (2-3 kile) shpejt, për shembull pas pushimeve për t’u kthyer në formë në një kohë të shkurtër. Kjo dietë ndiqet vetëm 7 ditë por përveç të qenit i kujdesshëm për të ushqyerit është gjithashtu e domosdoshme të konsumojmë shumë ujë për të lehtësuar eliminimin e lëngjeve të tepërta. Gjatë dietës me kivi mund të konsumohen ushqime të lehta si mishi,djathi pa yndyrë,peshk,bukë dhe pasta integrale ,perime,fruta dhe kos pa yndyrë. Gjithashtu dhe konsumoni shumë kivi në të njëjtën kohë. Kivi mund të përdoret në sallatat e ndryshme me fruta,në kos,në drithëra për mëngjes, por ka dhe receta të kripura ku mund të përdoret kivi .

E HËNË
Mëngjesi:
▪3 kivi
▪2 feta bukë integrale me marmelatë pa sheqer
▪Çaj jeshil

Dreka:
▪Rizoto me kërpudha 
▪Sallatë me kivi

Darka:
▪Supë me legume
▪Perime miks dhe kivi

E MARTË
Mëngjesi:
▪Kos pa yndyrë me 2 copë kivi 

Dreka:
▪Pasta integrale me salcë perimesh dhe parmixhano, 1 kivi 
Darka:
▪Mish me pak yndyrë me perime të pjekura dhe kivi

E MËRKURË
Mëngjesi:
▪ 3 kivi
▪2 feta bukë integrale me marmelatë pa sheqer 
▪Çaj jeshil

Dreka:
▪Pasta me pesto 
▪Karkaleca dhe sallatë,1 kivi

Darka:
▪Djath pa yndyrë ose rikota me perime të stinës 
▪ Bukë integrale dhe 1 kivi

E ENJTE
Mëngjesi: 
▪Sallatë frutash me dy kivi 
▪Çaj jeshil

Dreka:
▪Sallatë me drithëra dhe me perime mikse, 1 kivi 

Darka:
▪Supë e trashë me perime të stinës
▪ Pak proshutë pa yndyrë
▪1 kivi

E PREMTE
Mëngjesi:
▪ Qumësht i skremuar me drithëra integrale
▪2 kivi

Dreka:
▪ Pasta me perime 
▪ Gjoks gjeli
▪1 kivi

Darka:
▪Peshk i pjekur në piastër me perime
▪Bukë integrale
▪Kivi 

E SHTUNË
Mëngjesi:
▪3 kivi
▪2 feta bukë integrale me marmelatë pa sheqer 
▪Çaj jeshil

Dreka:
▪Sallatë me perime dhe djathë 
▪Bukë integrale
▪1 kivi

Darka:
▪Proshutë koto dhe rukola
▪Bukë integrale
▪Kivi

E DIELË
Mëngjesi:
▪Kos pa yndyrë me dy kivi
▪ Çaj sipas dëshirës

Dreka:
▪Pasta me ton 
▪Perime të stinës
▪1 Kivi

Darka:
▪Perime të pjekura 
▪Bukë integrale e thekur 
▪Kivi
Midis vakteve konsumoni kivi të freskëta,lëng frutash me kivi të përgatitur në moment,kos pa yndyrë ose dhe me galetat e orizit.
Sigal