Shkrumbohet banesa në Lushnje, ja çfarë raportohet

Nje banesë është shkrumbuar nga flakët në Allkaj të Lushnjes.

Burime bëjnë me dije se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Fatmirsisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur njerëz në banesë.

Sigal

Banesa e djegur i përket shtetasit Emiljano Cullhajt i cili është tashmë i pastrehë.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.