I merrte paratë që Alegri i dërgonte për djalin, trajneri italian gati të çojë ish-gruan në burg

127
Sigal

Ndonëse çështja u soll në skenë nga media disa muaj më parë, Masimiliano Alegri duket se e ka pasur seriozisht çështjen gjyqësore që ka hapur me ish-bashkëshorten e tij, Klaudia Ugi, për të cilën prokurori që ka marrë në dorë çështjen ka kërkuar 1 vit e 2 muaj burg.

Ndërsa nga njëra anë duhet të përballojë situatën e vështirë me Juventusin, për “Kontin Maks” është edhe kjo temë që duhet menaxhuar me kujdes, duke qenë se ai e ka denoncuar Klaudian në organet e “Guardia di Finanza”, pasi ai ka mësuar dhe ka fakte se ajo ka shpërdoruar për vite tarifën prej 10 mijë eurosh në muaj që Alegri i dërgonte për djalin 11-vjeçar që kishin pasur nga martesa e tyre, por Ugi ka shkelur dhe shpërdoruar detyrimet familjare.

Ajo i ka përdorur paratë në fjalë për teka personale dhe për shkollimin e vajzës së ardhur nga martesa tjetër, jo për djalin, kështu që Alegri, pasi ka mbledhur provat e ka dërguar çështjen në gjykatë, nga ku pritet shpejt të dalë edhe vendimi final, ndaj ish-bashkëshortes.