Shkodra ka shënuar një rast të ri me Covid 19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë kryer në total rreth 14 testime. I infektuar ka rezultuar një infermier në spitalin rajonal të Shkodrës, zonë e cila vazhdon të mbetet vatër e rrezikshme.
Në Shkodër qytetarë të shumtë kanë dalë në shëtitje pa respektuar masat mbrojtëse ndaj virusit të rrezikshëm.
Nga ana tjetër një lajm i mirë mbërriti mëngjesin e sotëm ku në Krujë nuk ka pasur asnjë rast të ri.
Në 24 orët e fundit janë zbuluar vetëm katër raste të reja me Covid 19, në Tiranë, Kamëz dhe Shkodër. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.
Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm tre prej tyre janë në terapi intensive.
Prej më shumë se dhjetë ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.