Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Kryeministri pyet: Si jeni me kanabisi këtej?

331
Sigal

 

Kështu i pyeste kryeministri Rama banorët në turet e tij nëpër Shqipëri, kur kritikat mediatike ndaj qeverisë së tij ishin shumë të forta. Pyetja, ishte inkurajim për kultivuesit e saj dhe si mesazhe për intesifikimin e mbjelljes, pa patur frikë. Refreni i tij u kujtoi “aksionistëve” të bimës së artë/ kanabistëve, thënien e Berishës në “kohën e fajdeve”, se “paret e shqiptarëve janë më të pastrat”. Prandaj, edhe me frikacakët shitën lopët e shtëpitë dhe i ofruan me kënaqësi në “sportelet e fajdexhinjëve”! Kjo “filozofie qeverisje” u rishfaq papritur në “kohën e kolerës”, kur kryefilozofi i shqiptarëve të mbyllur në karantinë me iradetë e tij që i lëshonte çdo ditë nga Sureli, dhe dëshpërimin e tyre e “kuroi” me kumtimin e dy lajmeve inkurajuese, legalizimin e “kanabisit mjekësor” dhe të “pareve të pista”. “Filozofi surealiste” i befasoi edhe Institucionet e BE dhe KE, kur Ditën e Europës, dha lajmin e gëzuar për “kanabistët”, se drafti ligjor për legalizimin është përgatitur në konsultim me ekspertët më të mirë Europian dhe “miqtë e Shqipërisë”, prandaj intesifikoni mbjelljet se “jemi në kohë”, në”kohën e kolerës”! Deklarata e “zuri në gjumë” ambasadorin e BE, dhe stafi i tij përgënjeshtroi në faqen zyrtare deklaratën e “filozofit kanabistë”, se BE dhe KE, nuk kishin asnjë kontribut në hartimin e draftit, që pritet të kalojë me procedurë të përshpejtuar në “Kuvendin e Sajuar”, ashtu si është bërë me ligjet antikushtetuese në muajt e “kohës së kolerës”. A ju kujtohet si deklaroi “filozofi surealist” në Kuvendin e Sajuar ? Nëse e keni harruar, se helbete shqiptarët kanë kujtesë të shkurter, po u’a kujtoj. “Ne, deklaroi “filozofi surealist”-do i legalizojmë “paret e pista”, sikur e gjithë bota të jetë kundër”? Në një farë mënyre “filozofi surealist” i dha mesazhin e prerë Europës, nëpërmjet Ambasadorit Soreca, se ai do e bëjë edhe ligjin për “bimën çudibërëse”, pa e pyetur BE, e cila nuk i çeli negociatat me Samitin e Zagrebit, duke na vënë kushte. “Filozofi surealist” me nismat që ndërmer sakrifikon për të mirën e shqiptarëve fukarenjë e të papunëve që u shtuan edhe me 61 mijë vetë në “kohën e kolerës”, dhe për të mirën e emigrantëve shqiptarë, që t’i sjellin në Bankat e Shqipërisë paret, që ata, duhet t’i imagjinojnë se i kanë. Këto instrumente çudibërëse, sipas “filozofit surealist”, hipotetikisht, do të sjellin “lumturinë” e munguar për shqiptarët e varfër dhe për emigrantët, të cilët edhe për të përftuar pensionin e pleqërisë, u duhet të paguajnë kontribute vullnetare. Realisht këto nisma ligjore do të begatojnë kanabistët e të inkriminuarit, që nuk u ka hyrë asnjë “gjembë në këmbë”, e as ka filluar ndonjë goditje nga Drejtësia e Re SPAK-iste. Shqiptarët dhe Europa, nuk kanë parë gjë akoma. Durim e do e shikoni. Prandaj “filozofi surealist” për ta bërë gjithpërfshirëse nisjen, ka ftuar edhe drejtuesit e institucioneve, që deri Ditën e Europës” nuk i njihte, kryetarin e shtetit dhe kryetarin e Opozitës së Bashkuar. Problemi i vetëm është se cili nga ata të dy do të përfaqësojë “Opoziten Institucionale”? Sepse “filozofi surealist” kryetarin e shtetit e ka konsideruar përfaqësuesin e denjë të opozitës, por, shumica e “deputetëve listarë” kanë ardhur nga lista e “opozitës jashtë parlamentare”. Le ta bëjnë çift a tek, se cili do i përfaqësojë. Opozita institucionale nuk është ftuar, se jemi në kohë lufte!