Shifrat sipas zonave/ Ja sa pacientë aktivë kemi, specialistja e ISHP: Numri efektiv i riprodhimit ka zbritur nën kufirin kritik

290
Sigal

Në të gjithë vendin numërohen sot 187 pacientë aktivë me koronavirus.

Dr. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik, beri sot me dije se “bazuar në të dhënat e deritanishme vlerësohet se numri efektiv i riprodhimit nga data 24 prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik (për R < 1)”. Lajm ky pozitiv, qe tregon se niveli i transmetueshmerise është i ulet.

“Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike”- theksoi ajo.

Sipas tabelës me zonat, numrin më të lartë me rastet aktive e mban Tirana me 87 persona, pastaj Kruja, Shkodra dhe Kamza.

“Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”- tha Tomini.

Sipas saj, “Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127”.

COVID-19 – Statistika (11 Maj 2020)

Testime totale 11089

Testime molekulare 10559

Testime serologjike 530

Raste pozitive 872

Raste të shëruara 654

Raste Aktive 187

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 87
Krujë 56
Shkodër 17
Kamëz 12
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1.