Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësoren

376
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Vlorë paraditen e sotme. Një automjet tip “Mercedes Benz”, ka përplasur një këmbësore në rrugën “Transballkanike”.

E plagosura rreth 60 vjeçe është dërguar në spitalin e Vlorës, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 60-vjeçarja i ka zënë rrugën mjetit që drejtohej nga një grua, ndërsa ka qenë e pamundur të shmanget përplasja.