Shihni sesi qytetari i fshihet policisë në Tiranë

439
Sigal

Kur e gjithë Shqipëria është në karantinë, ka edhe “të pabindur” që thyejnë rregullat dhe masat e vendosura nga qeveria në kuadër të luftës ndaj Covid-19, që të mos përhapet në masë. Në rrjete sociale, këtë ditë ku shqiptarët janë të izoluar, shpërndahen video që tregojnë qytetarët që thyejnë rregullat, siç është kjo video e kapur në Tiranë, ku një qytetar “loz” me policinë, pasi ka dalë këtë të dielë dhe fshihet pas një makine që të mos kapet. Kjo situatë nuk është për shaka, ku rasti i Italisë tregon se virusi vdekjeprurës i ka marrë jetën afro 5 mijë personave dhe se masat e qeverisë janë për tu respektuar. Nëse i shpëtojnë policisë, “të fortët” kapen mat nga qytetarët që janë më vegjilentë ndaj situatës.