Greqia do t’i dhurojë Shqipërisë 20 mijë vaksina anticovid

286
Sigal

Ambasada shqiptare në Greqi në një postim në Facebook ka konfirmuar se Greqia do t’i dhurojë Shqipërisë 20.000 vaksina kundër Covid-19.

Lajmi është konfirmuar gjatë një deklarate zyrtarë nga zëdhënësja e qeverisë greke, znj. Aristotelia Peloni.

“Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina

Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje do t’i dhurojë Shqipërisë 20.000 doza të vaksinës kundër Covid-19, siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt.

Ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta.

Faleminderit,” shkruhet në njoftimin e ambasadës.