Endrit Braimllari: Parlamenti monist dhe ilegjitim ka si qëllim të heqi vëmendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit

212
Sigal

Ditën e sotme u votua në Kuvend dekreti, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i cili u aprovua me 104 vota pro. Pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Bramillari,  i cili tha se gjithë qëllimi i këtij parlamenti monis është të heqi vëmendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

“Banditët që vodhen dhe shkatërruan zgjedhjet sot bëjnë moral.  Ato kanë vetëm një shqetësim sesi te shmangin vëmendje nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve më 25 prill.”,- shprehet më tej Braimllari në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i Endrit Braimllarit:

Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetëm një qëllim të heqi vëmendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe për këtë është i gatshëm të përdori çdo dallkauk për tu bërë noter i çmendurisë së Edi Ramës.

Banditët që vodhen dhe shkatërruan zgjedhjet sot bëjnë moral.

Ato kanë vetëm një shqetësim sesi te shmangin vëmendje nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve më 25 prill.