Zbulohen dy raste të reja me koronavirus. 51-vjeçari nga Durrësi ishte kthyer nga Gjermania

347
Sigal

Shfaqen dy raste te reja ne Durrës dhe Kavajë. Raportohet se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të moshës 51 dhe 50 vjeçe, që rezultuan të infektuar me Covid-19.

Mësohet se gruaja nga Kavaja 50-vjecare kishte shfaqur shenja të ngjashëm me ato të koronavirusit dhe pasi beri tamponin rezultoi pozitive. Ajo ka lajmëruar Urgjencën Kombëtare në numëron 127 dhe është transportuar ne Spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendet nën kujdesin e bluzave te bardha. Mësohet se ajo nuk ka lidhje me dy rastet e konfirmuara në koronavirus dy ditë me parë në Kavajë, dhe nuk dihet ku mund te jete infektuar pasi nuk rezulton te jete e punësuar.

Po ashtu behet më dije se ajo shumë rrallë dilte nga shtëpia, vetëm për ndonjë furnizim ushqimore. Fatmirësisht familjaret e saj e kanë kaluar me sukses testin e parë, duke rezultuar negativ, por janë urdhëruar te vetëkarantinohen 14 deri ne analizën e sigurisë.

Ndërkohë, rasti i Golemit, mësohet se ka pasur takime me persona të ardhur nga Italia. 51 vjeçare, rezulton të jete kthyer pak ditë me parë nga Gjermania dhe para shtatë ditësh ishte me temperature të larte.

Ai ka pasur simptoma dhe ka lajmëruara ne 127 dhe është transportuar në Tiranë ku ndodhet ne gjendje stabel shëndetësore. Fatmirësisht edhe familjaret e tij rezultuan negativ ne testin e pare. Institucionet përkatëse kanë kryer dezinfektimin e banesave të tyre, si dhe në lagjen ku ata jetojnë.