Më fal që s’ta hapa derën, o mik!

397
Sigal

Nga Kozma Gjini

Nuk është fjala për ndonjë tregim.Detaji im i këtyre ditëve mund t’ i ketë ndodhur,por edhe mund t’i ndodh kujtdo.Tre ditë më parë trokiti dera. U afrova ngadalë te syri magjik dhe pashë se ishte një kushëriri im.Me ndërgjegje, nuk ia hapa derën, po u largova.Trokiti dhe te fqinji përballë, e njëjta gjë.Zbriti shkallët.Qyteti ishte në karantinë,megjithatë kishte pak njerëz në rrugë.Pasdite më mori në telefon.”Pse u mundove? i thashë. “Hiç, tha, sa për të të takuar”(!). Ç’ t’ i thosha?!Të më kishe marrë në telefon, para se të niseshe…dhe i fola të mos lëvizte rrugëve….Ku ta di unë se me kë ka takuar ky njeri?Kaq. Kjo ishte sebepi që po hedh këto pak rreshta.Miq të dashur! “Ruhu, të të ruajë zoti”! kemi një shprehje ne.Le të pyesim veten: A do t’i kemi të gjithë njerëzit tanë të dashur: gjyshër, prindër, fëmijët,djemë e vajza, mbesa, nipër e stërnipër, të fisit, të afërmit, të njohurit, shokët e miqtë tanë pas kësaj stuhie të egër virusale që po i korr njerëzit mizorisht dhe mjekësia botërore, sado që po bënë, u tregua e paaftë t’ i bënte blok? Kam një pyetje për ju miq: Kush u tha juve që ka rënë një grip i tillë? Unë për vete e mora vesh nga tv.Në tv më pas u prononcua shteti dhe mirë bëri këtë që bëri, madje të ish një ditë e më parë, do ishte më mirë.Shyqyr zotit që po rritet ndërgjegjësimi dhe falë mjekëve tanë heroikë, vdekjet janë frenuar.Në rrugët e qytetit sot nuk ka këmbë njeriu.A do të vazhdojmë kështu? Por rrezikun e kemi te dera.Të mësojmë nga ç’ po bëhet në botë dhe të respektojmë urdhërat dhe këshillat e mjekëve.Ç’ faj kanë fëmijët e mi, tuajët, që x s’ e llogarit kokën? Të bashkohemi për jetët e fëmijëve tanë, për ruajtjen e vlerave të kombit.Po vazhduam kështu, do t’ia dalim.Etërit na mësonin:”Ruhu, të të ruajë zoti!”. Prandaj, uroj të jemi mirë të gjithë dhe ndjesë që s’ ta hapa derën, kushëri!Flm?