Sherr në Vlorë/ 54-vjeçari përfundon në spital, shoqërohet autori

197
Sigal

Dy persona në Vlorë janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. A, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi I. H, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Më datë 17.10.2021, rreth orës 14:55, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin shtetasit I. H., 35 vjeç dhe D. A., 54 vjeç të dy banues në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. A, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi I. H, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.