Sherr në familje, babai godet me thikë vajzën, arrestohet nga policia

164
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit.

Mësohet se babai ka goditur më thikë vajzën e tij.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar se vajza është dërguar për trajtim mjekësor në spital dhe se ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një debati që kishin pasur mes tyre.

Ndërkohë autori i ngjarjes është arrestuar nga policia shkruajnë mediat në Kosovë.

“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.”, ka thënë Gashi.