Dr.Petrit Vargu: Monologu shterp i kryeministrit me popullin

426
Sigal

I nderuari kryeminister përtej analizave të rracave që ju përmendët ne monologun shterpë me popullin doja tju pyesja (përveç ritualit të drejtë të marrjes së masave )si më poshtë vijon:

1.Në çfarë drejtimesh është bërë ndarja e fondeve.

2.A do të bëjmë tampone në gjithë Shqipërinë apo na mjafton që mediat të na sinjalizojnë për shtrirjen e hartës.

3.A do të bëni një prokurim të drejtë për marrjen e respiratorëve në mënyrë sa më të shpejtë dhe cilësor.

4.A do të merren antiviralet që kanë dhënë sukses sot në botë ,apo do të vazhdohet me antiviralet që ofronë firmat farmaceutike Shqipëtare prej vitesh dhe që nuk dhanë sukses në Itali.

5.A do të vijë ndonjë mjek Kubanez apo Kinez që janë pararoja e botës në këtë luftë apo na mjaftojnë 3 profesorat shqiptare pa eksperiencë ne këtë luftë.

6.A do të izolohen hermetikisht kufijtë e Shqipërise apo deri diku do të izolohen.

7. A do ti anullosh të gjitha konçesionet dhe tenderat dhe gjithë buxheti të vihet në shërbim të kësaj gjëndjeje të jashtëzakonshme .Nese nuk e bënë pse qahesh që jemi vendi më i varfër në botë o rrace arjane.

8.A mund të bësh ndryshime në strukturën e shëndetësisë ku në vend te rilindasve të vendosen socialist të mençur e të ditur pasi elektorati që thua ti PS ka votuar jo këto figura te spjerdhura.

9.A ka dezinfektim ky vend ,apo ai bëhet vetëm kur ka një kamer nga prapa.Ne asnjë institucion publik nuk bëhet dizifektim i organizuar nga shteti,sa është fondi për këtë sektor dhe çfarë dizifektandësh përdoren?

10.Pushteti lokal a ka marrë ndonjë masë apo gjithçka varet nga ju dhe askush nuk mund të eklipsoje dukjen tuaj naive,dikur pranë përkrenares së Skenderbeurt sot pranë Ismail Qemalit,shpresoj që nesër jo pranë…

02- Italia tërheq njerëzit nga Turqia për ti karantinuar,Air-Albania fluturon drejt Stambollit lirisht

Italia sot po terheq me avion special njerezit e fundit nga Turqia dhe do ti fuse ne karantine.Nuk e kuptoj pse Air Albania vazhdon fluturon akoma drejt Stambollit lirisht?Nuk e kuptoj pse ne nuk marrin disa mjeke infeksioniste dhe epidemiologe nga Kuba dhe Kina?Nuk e kuptoj pse nuk merren antiviralet dhe antiinflamatoret e rinj qe kane dhene sukses ne vender aziatike dhe Itali,por tentohet me ato qe kane firmat shqiptare ne kidte dhe qe komisioni i etikes nuk i ka aprovuar deri tani.Shume gjera dhe shume ngathtesira nuk arrij dot ti kuptoj.Po nuk po flas ,qe Fugistet mos me quajne te politizuar.

03- Një lajm i shkëlqyer nga Italia!

Duket se piku ishte dje.Mbetet per t’u konfirmuar ne ditet e ardhshme .Mbi te gjitha shkelqen puna e kryetarit te bashkise se Venetos per masat speciale qe mori.Edhe stafi i japonezeve te cilet pretendojne qe e kane gjetur mjekimin,nuk pranoi ta provoje ( ne 300 raste)ne asnje rajon tjeter pervec Venetos.Nje rast i shkelqyer qe tregon qe pushteti lokal duhet te veproje ne menyre indipendente nga pushteti qendror dhe lufta e coronavirusit nuk ka nevoje per protagoniste dhe heronj,por per mobilizim te te gjitha pushteteve.