Qepët e njoma – Të pazëvendësueshme në pranverë

309
Sigal

Qepët e njoma nuk duhet të mungojnë në tryezë, sidomos kur ato janë të stinës. Pranvera është stina e përsosur për të përdorur këto perime, pasi tregu është i bollshëm me to dhe gjenden me çmimet e tyre më të lira.

Këto perime jo vetëm që i japin ushqimeve shumë shije, por janë të mbushura me vitamina dhe minerale që i bëjnë mirë shëndetit.

Qepët e njoma janë tepër efektive kundër të ftohtit, dhimbjeve të kokës, ndihmojnë tretjen dhe luftojnë pagjumësinë.

Kokrra e bardhë e qepës së njomë dhe bishtat e saj të gjelbër janë fantastikë sidomos kur përdoren në mjekësinë alternative:

– Qepa e njomë duhet përdorur për të luftuar të ftohtin

– Ajo stimulon frymëmarrjen dhe pastron traktin respirator

– Përmban vajra esencialë që stimulojnë gjëndrat e djersës dhe si rrjedhojë shkaktojnë djersitje

– Normalizon tensionin e gjakut

– Rrit oreksin

– Ul kolesterolin dhe rrezikun e disa sëmundjeve të kancerit

– Lufton infeksionet dhe bakteret!

Qepët e njoma përmbajnë shumë pak kalori  Sipas të dhënave, 100 gramë qepë të njoma përmbajnë 31 kalori.

Janë të pasura me antioksidantë  Këta të fundit janë elementë që luftojnë sëmundjet dhe largojnë toksinat nga trupi. Organizmi ka nevojë për antioksidantë që të ulen shanset e kapjes së ndonjë sëmundje, përfshirë ato që konsiderohen të rrezikshme.

Kanë nivel të lartë fibrash – Nëse do të mjaftoheshim me këtë fjali do ta nënvlerësonim këtë perime. Kjo për faktin se qepët e njoma kanë më shumë fibër se simotrat e saj të stinëve të tjera. Në 100 gramë qepë gjenden 2.6 gramë fibër që është e barazvlefshme me 7% të dozës ditore të fibrave të nevojshme.

Ulin kolesterolin – Qepët e njoma shkaktojnë një reagim enzimash që ulin prodhimin e kolesterolit veçanërisht në qelizat e mëlçisë.

Alicina tek qepët e njoma arrin të zhbllokojë qelizat e gjakut – Kjo substancë kimike arrin të ulë tensionin e gjakut duke zhbllokuar enët e gjakut të cilat mund të shkaktojnë shumë probleme. Duke bërë këtë qepa e njomë është e rëndësishme në luftën kundër sëmundjeve koronare, ataku në zemër etj.

Përbërësit e saj parandalojnë tumoret – Qepët e njoma janë të pasura me vitaminë A. Në 100 gramë qepë të njoma do të merrni 33% të dozës ditore të rekomanduar të vitaminës A. Qepët e njoma kanë edhe flavonoidë që shërbejnë si antioksidantë. Këto flavonoidë arrijnë të mbrojnë trupin ndaj problemeve të gojës dhe të mushkërive.

Përmbajnë plot vitamina të tjera – Përveç vitaminës A, qepa e njomë ka edhe vitaminë C dhe K. Besohet që qepët e njoma janë perimet më të pasura me vitaminë K. Në 100 gram qepë të njoma mund të merrni 172% të dozës ditore të rekomanduar të vitaminës K. Kjo vitaminë është e rendësishme për të garantuar shëndetin e kockave dhe mbrojtur organizmin nga sëmundja e Alzheimer.

Si mund ta përdorni qepën e njomë?

Nëse keni fyt të acaruar, copëtoni qepën vendoseni në një copë pambuku dhe vendoseni mbi një tenxhere me ujë të nxehtë duke e kthyer atë në një kompresë të ngrohtë.

Vendoseni kompresën në qafë, në kraharor, shpatull apo nën sqetull, në varësi të shqetësimit. Në mënyrë të tillë, kompresa do të përshpejtojë djersën, do të ulë temperaturën dhe dhimbjen.
Nëse keni rrufë, shtypni dhe shtrydhni qepën e njomë.

Merrni një copë pambuku dhe lyejeni me lëngun e qepës e më pas vendoseni copën e lagur mbi hundë. Do të ndiheni shumë mirë.

Nëse keni këmbët e fryra, zieni qepët për disa minuta. Më pas përzijini me ujë deri sa të bëhen një masë e qullët të cilën mund ta vendosni në pjesën e fryrë të këmbës.

Për më tepër, nëse nuk arrini të flini dot vendosini poshtë jastekut dhe do të flini si qingj.

Qepën e njomë mund ta përdorni edhe për të eliminuar aromën e padëshiruar të peshkut dhe mishit.

Qepët dhe hudhrat çelësi i shëndetit

Studime të fundit kanë nxjerrë në pah vlerat fantastike të hudhrave dhe qepëve të kombinuara së bashku në gatim.

Sipas studimeve, qepët (përfshirë ato të njoma) dhe hudhrat janë një kombinim i fuqishëm antioksidantësh që promovojnë shëndetin e mirë, mbrojnë sistemin imunitar, luftojnë inflamacionin dhe shërbejnë si detoksifikues.

Shkencëtarët besojnë që përbërësit e qepëve dhe hudhrave janë celësi kryesor për shëndetin e mirë.

Eksperimente të shumta kanë treguar që konsumimi i rregullit i hudhrës ndihmon me qarkullimin e gjakut, redukton depozitimin e kalciumit dhe mbron arteriet e zemrës.

Sipas të dhënave, konsumimi i qepës dhe hudhrës së freskët (dy lugë me hudhër dy lugë me qepë të grira) cdo ditë heq toksinat nga trupi.