Falsifikuan dokumentet e ministrisë së Infrastrukturës, arrestohen gjashtë persona

560
Sigal

Tre shtetas të Kosovës dhe tre të Shqipërisë janë arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vermicës.Dyshohet se të ndaluarit kanë falsifikuar dokumentet e lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës, për qëllime të përfitimit personal.Sipas informacionit të komunikuar nga Policia, janë mbledhur dëshmitë e gjashtë të arrestuarëve.Ndërkohë, me vendim të prokurorit, hetimi për çështjen në fjalë do të kryehet me procedurë të rregullt.