Peshku më i shtrenjtë i akuariumit në botë kushton më tepër se një shtëpi

771
Sigal

Në varësi të perspektivës tuaj, peshqit e akuariumit kanë gjëra të mira po edhe gjëra vërtet të këqija të cilat nuk i favorizojnë.

Në aspektin pozitiv ata marrin ushqim falas i cili iu jepet në të njëjtën kohë çdo ditë, dhe jetojnë një jetë relativisht pa sfida, përtej të qenit të mbyllur dikur me detyrim nga njerëzit.

Është një pamje me të cilën tanimë jemi mësuar të shikojmë peshqit të cilët porositen nga të interesuarit, vendosen në qese plasmani dhe në ato kushte transferohen në akuarium. Duket si diçka më se normale dhe një procedurë e lehtë por nuk është e tillë.

International Business Times  rendit disa shembuj, si ‘Peppermint Angelfish’, aq i rrallë sa që ekziston vetëm një i disponueshëm për shikim publik në botë, në Akuariumin Waikiki në Honolulu. Kushton 30,000 dollarë. Por as nuk afrohet tek peshku më i shtrenjtë në botë.

Snoop Dogg – Platinum Arowana, janë peshqit që kërkojnë një rezervuar me minimum 250 litra ujë, dhe dihet që shiten për më shumë se 400,000 dollarë./grunge.com

Peshku më i shtrenjtë i akuariumit në botë kushton më tepër se një shtëpi