Punimet ishin braktisur për 3000 vjet, zbulohen skulpturat e rralla në Egjipt

568
Sigal

Arkeologët kanë zbuluar mbetjet 3,000-vjeçare gjatë një seminari kërkimi në Egjipt që përmban disa skulptura të papërfunduara, duke përfshirë një sfinks me kokë të prerë.

Punëtoria e lashtë mendohet se daton në Dinastinë e 18-të, gjatë mbretërimit të gjyshit të Amenhotep III – King Tut.

Ekipi suedezo-egjiptian i cili ‘fshihet’ prapa zbulimit gjithashtu gjeti qindra fragmente hieroglifike në vend së bashku me një copë të vogël të një sfinksi që mund të ishte gdhendur nga një nxënës. Kërkuesit me projektin Gebel el Silsila e bënë publik në media këtë zbulim.

Ekipi, i udhëhequr nga arkeologë nga Universiteti i Lundit dhe nga Ministria e Antikiteteve egjiptiane, thotë se vetëm koka e sfinksit, e njohur si një criospinx, është e dukshme para gërmimeve në gurore.

Tani, ata kanë zbuluar trupin e plotë të një skulpture që mat rreth 5 metra gjatësi dhe 3.5 metra gjerësi.

Po ashtu u zbulua edhe një sfinks i vogël i cili duket i gdhendur nga një nxënës i vogël./ dailymail.co.uk